LipjaniPress

Kritiku i Putinit, sërish në koma – dyshime për shkakun

Lajme

Dy vite më parë rrezikoi të vdiste për atë që u duk si helmim, e tani gazetari Vladimir Kara-Murza, një kundërshtar i zëshëm i presidentit rus Vladimir Putin, ka rënë sërish në gjendje kome.
Shkaqet, edhe këtë herë nuk janë të qarta.

Aktivisti që punon për grupin prodemokracisë “Rusia e hapur” u ndie keq mëngjesin e së enjtes, siç rrëfen bashkëshortja e tij për “BBC”-në.

Për të, rrethanat janë shumë të dyshimta, duke qenë se i shoqi nuk kishte shfaqur asnjë problem para se të shtrohej me urgjencë në spital.

“Organet e tij rreshtën së funksionuari dhe tani është në gjendje të induktuar kome”, pohon bashkëshortja e gazetarit.

Të mërkurën, Kara-Murza i bëri homazh në rrejtin social mikut të tij, Boris Nemtsov, kreut të opozitës dhe ish-zv.kryeministrit të Rusisë të qëlluar për vdekje në shkurt të vitit 2015, përcjell TCH.

“Ne jemi këtu, ne do të nuk harrojmë”, shkruante ai poshtë fotos së urës “Bolshoy Moskvoretsky”, ku u vra Nemtsov.

Mjekët nuk arritën të përcaktonin shkakun e sëmundjes së tij dy vite më parë, kur veshkat rreshtën së funksionuari, por analizat konfirmuan se ishte helmuar.

Atëherë 33-vjeçari qëndroi në koma për gati një javë.

Facebook Comments

Related posts

Dialogu ‘ribashkon’ opozitën

lipjanipress

Tribunali i Hagës reagon ndaj Zona Express – tregon në cilat raste u trajtua dhunimi i grave të Kosovës

lipjanipress

Gënjeshtrat më të mëdha në histori

lipjanipress

Mogherini ia përsërit Vuçiqit: Pa e njohur Kosovën s’hyni në BE

lipjanipress

Visar Ymeri: Koha na ka dhënë të drejtë për 10 shkurtin (video)

lipjanipress

Vazhdojnë kërkimet për katërvjeçarin e humbur – FSK iu del në ndihmë

lipjanipress

Kërkohet arrestimi Nenad Çanakut, tha se Kosova është e pavarur

lipjanipress

Hoti: Tryezat po i bëjmë për të caktuar datë të zgjedhjeve

lipjanipress

Nikolic dhe Vucic nisin takimin me Mogherinin

lipjanipress

Ramiz Kelmendi tregon për njeriun e VV’së që punon me Serbinë (Video)

lipjanipress

Aksion i madh policor në Skenderaj: Kapen armë, drogë e para të falsifikuara

lipjanipress

Daçiq anulon vizitën në Kroaci, ashpërsohen tonet mes dy shteteve

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli