LipjaniPress

Reagon Moska: Pengimi i koalcionit VMRO-BDI nga Perëndimi çon drejt destabilizimit të rajonit

Lajme

Rusia konstaton thellim serioz të krizës politike në Maqedoni dhe ndikim të fuqishëm të jashtëm, thuhet në reagimin e sotëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse lidhur me situatën në vend, njofton agjencia ruse TASS, transmeton MIA.

Sipas Moskës zyrtare, “po shihet se zgjedhjet e parakohshme parlamentare të shkaktuara artificialisht që u mbajtën më 11 dhjetor 2016 nuk kontribuuan për zgjidhje të situatës”.

“Nën slloganet pseudodemokratike vazhdon ndikimi i thellë i jashtëm ndaj forcave politike në Maqedoni”, thuhet në reagimin e MPJ-së ruse.

Qëllimi, thotë MPJ-ja ruse, është siç po duket, që perëndimi të pastrojë me politikanët maqedonas, të cilët nuk i pëlqejnë, edhe krahas vullnetit qartë të shprehur të qytetarëve në zgjedhje në dobi të koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” në krye me Nikolla Gruevski dhe BDI-së të Ali Ahmetit.

Nga MPJ-ja ruse theksojnë se “shqetësim të posaçëm shkakton fakti që në Maqedoninë multietnike dhe multikulturore ku kishte konflikt të rëndë ndëretnik politikanët nga njëra bashkësi etnike në bazë të kërkesave ultimative të diktuara nga jashtë zgjedhin se cili nga blloqet e bashkësisë tjetër të hyjë në përbërjen e koalicionit të ardhshëm qeveritar”.

“Manipulimi i paturpshëm makiavelist me vullnetin e votuesve mund të shkaktojë eskalim të gjendjes në Maqedoni dhe ta prishë stabilitetin e brishtë në gjithë rajonin”, thekson Ministria.

Jemi të bindur, potencojnë nga MPJ-ja ruse, se vetëm refuzimi i ndikimeve të dëmshme të jashtme dhe fokusimi në demokracinë e vërtetë dhe zgjidhjen e pavarur të problemeve të brendshme janë bazë për përforcim të besimit midis popujve të cilët jetojnë këtu dhe për formimin e klimës rajonale për siguri./MIA/

Facebook Comments

Related posts

Për Kravatat e Kryeministrit Haradinaj, “kujdesen edhe disa bashkëatdhetar nga Luksemburgu”

lipjanipress

Posta gjermane kërkon punëtorë nga Kosova

lipjanipress

Njihuni me nofkat e komandantëve gjatë luftës kush ishin, Korbi, Gjermani, Gazetari…

lipjanipress

NJOFTIM PUBLIK PËR DËRGIMIN E PROPOZIMEVE PËR ANËTAR TË KOMITETIT KOMUNAL VEPRUES NGA PËRFAQËSUESIT E ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE

lipjanipress

19 vjeçari pranoi se ka kryer vrasjen, u dënua me 5 vjet burg

lipjanipress

Franca i kundërpërgjigjet thirrjes së Erdoganit që turqit që jetojnë në Evropë t’i bëjnë nga 5 fëmijë

lipjanipress

Nderohen dhe përkujtohen dëshmorët dhe martirët e Komunës së Lipjanit

lipjanipress

Kastriot Luma, zgjedhet Kryetar në Kuvendin e të Rinjve të Kosovës!

lipjanipress

Medikamente me vlerë 240 mijë dollarë për QKUK nga Direct Relief

lipjanipress

Darmanovic: Bëhemi pjesë e NATO-s në fund të majit

lipjanipress

“ENVER SEKIRAQA I LIRË, ALBIN KURTI NË BURG”

lipjanipress

Partnerizimi i Lipjanit me Kaiserslauternin e Gjermanis n’rrugë të mbarë.

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli