LipjaniPress

Reagon Policia e Kosovës: Prania jonë në mjediset serbe rutinore

Lajme

Policia e Kosovës u është përgjigjur mediave shtetërore serbe, të cilat kanë njoftuar se njësitë speciale kanë shtuar praninë e tyre nëpër zonat e banuara me serbë në Kosovë. Sipas, PK’së këto janë dezinformata që nxiti rreth 200 serbë të grumbullohen në Mitrovicë.

Me anë të një reagimi, PK ka njoftuar se për mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike, janë duke u realizuar aktivitete të vazhdueshme rutinore në funksion të zbatimit të ligjit dhe garantimit të një ambienti të sigurt për të gjithë.

Reagimi i plotë i PK-së

Policia e Kosvës duke u bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore për mbajtjen e rendit, sigurisë publike, garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të të gjithë qytetarëve të vendit është duke realizuar aktivitete të vazhdueshme rutinore në funksion të zbatimit të ligjit dhe garantimit të një ambienti të sigurt për të gjithë.

Të gjitha këto aktivitete janë duke u realizuar sipas orareve të rregullta të angazhimit policor.

Referuar shkrimeve apo publikimeve nga disa mediume të Serbisë, ku sipas informacioneve që posedojmë janë në qarkullim spekulime tendencioze gjoja se Policia e Kosovës ka shtuar prezencen dhe aktivitetet e veta nëpër lokacione të caktuara, ku si rrjedhojë në orët e pasditës erdhi deri te grumbullimi i rreth 200 personave në rrugën” Mbreti Petër” në Mitrovicë.

Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik Policia e Kosovës sipas vlerësimeve dhe informacioneve aktuale konstaton se gjendja e sigurisë në përgjithësi është stabile dhe në suaza të parametrave të qëndrueshëm, përderisa nuk ka nevojë për shqetsime të qfardo natyre që mund të rrjedhin nga spekulime të ndryshme qoftë mediatike apo të tjera.

Policia e Kosovë inkurajon të gjithë qytetarët që të i’u referohen informacioneve zyrtare dhe të mos bien pre e qfardo dezinformate që mund të plasohet nga qarqe dhe për qellime tjera destruktive.Express

Facebook Comments

Related posts

Polici “dëshmitar” luan me nervat e PD-së! I veshur kuqezi këndon himnin… (VIDEO)

lipjanipress

Demostratat studentore të vitit 1981(FOTO)

lipjanipress

Zaev sot në Gjykatë për seancën e re të rastit “Ryshfeti”

lipjanipress

Policia: Arma me të cilën u plagos Vllasi kishte silenciator

lipjanipress

Komisioni për Punë të Brendshme e kërkon për raportim drejtorin e policisë

lipjanipress

Begaj: Krenar që Nuk Kishte Asnjë të Vdekur nga Rriqrat

lipjanipress

Mustafa e Vuçiq në Bruksel do të diskutojnë për zbatimin e marrëveshjeve

lipjanipress

Nikoliq: Thaçit ia zgjata dorën, por i thashë se je kriminel

lipjanipress

Dorëhiqet kryetari i Preshevës Shqipërim Arifi

lipjanipress

Fauz Ramiz Xhemajli Ushtruesi i detyrës të kryetarit të AKR-së,dega në Lipjan,

lipjanipress

Edhe ushtarët maqedonas bëjnë shqiponjën

lipjanipress

Bie numri i përdoruesve të heroinës, rritet ai i narkotikëve të tjerë

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli