LipjaniPress

Kryeprokurori i Prizrenit ua ndalon alkoolin prokurorëve

Lajme

Kryeprokurori i ri i Prizrenit Admir Shala, i cili ia zuri vendin kryeprokurorit të deritanishëm Sylë Hoxha, është zotuar se do jetë i pakompromis dhe nuk do tolerojë kurrfarë sjelljesh të pahijshme, apo shkelje të kodit të etikës nga ana e prokurorëve që i ka nën urdhrat e tij.

Ai këtë deklaratë e dha në Emisionin “Drejtësia në Kosovë” të transmetuar mbrëmë,kur shpalosi edhe planet e tij për menaxhimin dhe ndryshimet që synon t`i bëjë në Prokurorinë e Prizrenit gjatë mandatit katërvjeçar si kryeprokuror.

“Prioritet imi është që kodi i etikës duhet të respektohet maksimalisht. Qoftë gjatë orarit të punës, apo gjatë jetës private, sepse ne përfaqësojmë institucionin edhe pas orarit zyrtar të punës”, deklaroi kryeprokurori zgjedhur i Prizrenit Admir Shala.

Ai ka thënë se nuk të tolerojë çfarëdo sjellje të pahijshme dhe se prokurorët i kanë premtuar atij që nuk do të pinë alkool gjatë orarit të punës.

“Ata më kanë premtuar që nuk do të pinë, por nuk besoj që ka pasur shumë raste”, ka thënë kryeprokurori Shala, transmetoi “Drejtësia në Kosovë”.

Pjesën e emisionit “Drejtësia në Kosovë” në të cilin flet kryeprokurori Admir Shala mund ta shikoni këtu.

Facebook Comments

Related posts

Nuland jep dorëheqje nga posti i ndihmës-sekretares amerikane të Shteti

Press Lipjani

Hyseni takon ambasadorin e Hungarisë: Flasin për vizat

lipjanipress

Hoxha i SPRTK-së: Udhëheqja e RTK-së nuk jep përgjegjësi për asgjë

lipjanipress

Facebook me të ardhura prej 3.57 miliardë dollarë në tremujorin e fundit

lipjanipress

Publikohen fotografitë e të arrestuarve për sulmin kundër drejtorit të burgjeve (Foto)

lipjanipress

Ja se kur fillon Muaji i Ramazanit (Foto)

lipjanipress

Turqi: Zyrtarët policorë që martohen me shkelës të kurorës e humbin punën

lipjanipress

IMRI AHMETI: QYTETARËT PËRMES VENDIMMARRJES NDIKOJNË NË ZHVILLIM

lipjanipress

ATK në janar mbylli 22 lokale të lojërave të fatit (FOTO)

lipjanipress

Gjykata e Kolmarit: Ende po i presim dokumentet e Serbisë për Haradinajn

lipjanipress

Thyhet një pikë e Western Union-it dhe Mobi Shop Endrin në Lipjan

lipjanipress

Pretendimet e një romi se UÇK-ja ia rrëmbeu vëllain dhe kushëririn

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli