LipjaniPress

BE paralajmëron themelimin e Asociacionit pas rrënimit të murit në Veri

Lajme

Menjëherë pas rrënimit të murit në Veri të Mitrovicës është hapur tema e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Këtë e ka bërë Shefja e Zyrës së BE’së në Kosovë, Natalya Apostolova teksa ka vizituar vendin ku është rrënuar muri. Zyrtarët e Qeverisë kanë thënë se Asociacioni do të themelohet bazuar në ligjet e Kosovës.
Pas rrënimit të murit, Qeveria e Kosovës do të ketë temë kryesore themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Shefja e Zyrës së BE’së në Kosovë, Natalya Apostolove, ka thënë se me të njëjtin vullnet qysh është rrënuar muri duhet vazhduar themelimi i Asociacionit.

“Jam duke shikuar, gjithashtu, për fillimin e diskutimit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, me të njëjtin përkushtim që patëm për largimin e këtij muri. Unë shpresoj se do të kemi rezultate të mira”, ka deklaruar Apostolova, nga Veriu i Mitrovicës.

Kundër themelimit të Asociacionit me Shumicë Serbe është kundërshtuar nga Opozita, e cila ka paralajmëruar protesta nëse një projekt i tillë zbatohet nga Qeveria, shkruan Gazeta Express.

Marrëveshje për themelimin e këtij mekanizmi ishte bërë në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Një pjesë e kësaj marrëveshje ishte cilësuar se nuk ishte në përputhje me Kushtetutë nga Gjykata Kushtetuese, e cila kishte kërkuar që kur të hartohet Statuti i Asociacionit të merret për bazë vendimi i saj.

Ndërkohë, Qeveria e Serbisë i ka dhënë ultimatum Kosovës të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, më se largu, deri më 15 shkurt të këtij viti. Në të kundërtën kanë paralajmëruar se një hap të tillë do ta bëjnë vetë.

“Edhe një herë, zëshëm e qartë, porosis: Nëse Prishtina deri në Sretenje (15 shkurt) nuk e formon Asociacionin e Komunave serbe, atë do ta formojmë ne …”, kishte paralajmëruar Marko Gjuric, Shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuric.

Por, Kryeministri Isa Mustafa ka paralajmëruar fillimin e zbatimit të marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komuave me Shumicë Serbe.

“Do të fillojmë me implementimin edhe të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Asociacioni do të themelohet nga institucionet e Republikës së Kosovës me procedura të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese dhe me involvim të plotë të përfaqësuesve serbë në institucionet e Republikës së Kosovës”, ka thënë Kryeministri, në një postim në FB.

Facebook Comments

Related posts

Thaçi e çon përpara planin për ushtrinë, merr mbështetjen e grupit 6 plus

lipjanipress

AKR demaskon keq Vetëvendosjen: Na kërkuan para për sondazhin

lipjanipress

Ministri Shala falënderon ambasadorët për ndihmën që dhanë për rrënimin e murit

lipjanipress

Këto janë temperaturat për pesë ditët e ardhshme

lipjanipress

Familja Curri fal shoferin që ia mbyti vajzën Bleranda

lipjanipress

Policia bllokon hyrjen e “Grandit”, e dyshimtë një veturë me regjistrim të Beogradit

lipjanipress

Koloneli Daniele Bajata me bashkëpunëtor nga KFORI, vizituan Xhaminë Mulla Sherif Ahmeti Lipjan.

lipjanipress

Haxhinjtë e rinj kthehen në Kosovë, dy nga ta vdesin në Mekë (VIDEO)

lipjanipress

DETAJET e ngjarjes tronditëse në Fier, çfarë ndodhi me nxënësen e Dizajnit

Press Lipjani

Sipërmarrësi rus paralajmëron: Brexit mund të çojë drejt një lufte të re

lipjanipress

Sekseri që merr para për mbylljen e hetimeve

lipjanipress

E aksidentuara Violeta Deda ka nevojë urgjente për gjak

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli