LipjaniPress

Dardan Molliqaj mashtroi kur tha se muri vetëm do të shkurtohet (FOTO)

Lajme

Sekretari Organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj kishe mashtruar dje fansat e tij kur kishte deklaruar se muri nuk do të rrënohet, por vetëm do të shkurtohet.

Në fakt, sot, muri është rrënuar i tëri dhe nuk ka mbetur asnjë centimetër i asaj pengese e ndërtuar nga pushteti lokal i Mitrovicës Veriore.

“QEVERIA PO MASHTRON. MURI NUK PO RRËNOHET POR VETËM PO SHKURTOHET! Pse Qeveria nuk ka treguar se çka nënkupton pika e tretë e marrëveshjes ku parashihet dizajni i ri që kufizon lirinë e lëvizjes në atë pjesë, ku siç po shihet, në fakt muri nuk do të rrënohet por vetëm do të shkurtohet?!”, kishte shkruar Molliqaj, të shtunën, kur u dha lajmi se Ministria e Ambientit dhe Komuna e Mitrovicës Veriore arritën marrëveshje për heqjen e murit.

Megjithëkëtë, Molliqaj kishte vënë në dyshim këtë marrëveshje duke thënë se Qeveria arriti marrëveshje me struktura kriminale.

“Pse duhet që Qeveria të bëj marrëveshje për heqjen e një ndërtimi ilegal, që për më tepër paraqet agresion të Serbisë në Kosovë?! Pse në një rast të tillë duhet të jenë prezent edhe ndërkombëtarët?! Prandaj them që kjo Qeveri nuk duhet të bëj ASGJË lidhur me veriun, sepse çkado që bën (edhe nëse duket mirë në shikim të parë) është e dëmshme për shtetin. Qasja e saj avantureske na solli këtu. Çështja e veriut të vendit mund të zgjidhet vetëm me një qeveri të re që ka qasje të re”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, sot, Sekretari Molliqaj ende s’e ka thënë asnjë fjalë për heqjen e murit.

Facebook Comments

Related posts

Vetëvendosje fsheh përplasjet e Shpend Ahmetit me Albin Kurtin (VIDEO)

lipjanipress

Sulmuesi i Vehbi Kajtazit Del Para Gjykatës

lipjanipress

Familja Rugova në Zyrën e Thaçit: U dorëzohet medalja presidenciale për Ibrahim Rugovën

lipjanipress

Azilkërkuesit në Kosovë me apartamente banimi

lipjanipress

Të hënën funksionalizohet zyra për vërtetime të veteranëve (Video)

lipjanipress

Ministri i Brendshëm izraelit përdor qepën që të përlotet (Video)

lipjanipress

Kosovari që plagosi 9 persona me sopatë (Video)

lipjanipress

Familja e Nysret Dibranit, pas shtatë viteve bëhet më shtëpi (Foto+Video)

lipjanipress

Ardian Gjini kandidat për kryetar të Gjakovës

lipjanipress

Vala e emigrantëve në pranverë, përgatitet edhe Kosova

lipjanipress

Krasniqi për bisedën e Thaçit me Vuçuiqin: Kush u gëzua më shumë

lipjanipress

Shkupi reagon ndaj Edi Ramës: Mos u merr me Maqedoninë

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli