LipjaniPress

Zëvendës-presidenti amerikan – Iranit: Mos e testoni Trump-in

Lajme

Zëvendës-presidenti amerikan, Mike Pence, e ka paralajmëruar Iranin që të mos e testojë përkushtimin e administratës së Donald Trump, disa ditë pasi Washingtoni vendosi sanksione ndaj republikës islamike si reagim ndaj testimit të një…

Zëvendës-presidenti amerikan, Mike Pence, e ka paralajmëruar Iranin që të mos e testojë përkushtimin e administratës së Donald Trump, disa ditë pasi Washingtoni vendosi sanksione ndaj republikës islamike si reagim ndaj testimit të një rakete balistike.

Pence e ka bërë paralajmërimin në një intervistë që është bërë sot derisa kanë filluar të rriten tensionet në mes të dy vendeve.

“Irani do të bënte mirë që të shikonte kalendarin dhe të kuptojë se në Zyrën Ovale tani është një president i ri. Dhe, Irani do të bënte mirë që të mos e testojë përkushtimin e presidentit të ri”, ka thënë Pence për “ABC News”.

Parlajmërimi u bë pasi Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis e ka quajtur Iranin si “sponsorin më të madh shtetëror të terrorizmit në botë”.

I pyetur nga “ABC News”, se si do i përgjigjej SHBA-ja ndonjë provokimi nga Irani, Pence është përgjigjur: “presidenti ka thënë se çdo opsion do merret parasysh” – përfshirë edhe veprimet ushtarake.

Pence gjithashtu ka thënë se Uashingtoni është duke e kontrolluar marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 që e obligon Iranin të kufizojë aktivitetet bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Pence ka thënë se për këtë, presidenti Trump do e marrë një vendim gjatrë ditëve në vijim.

Teherani e ka hedhur poshtë se testimi i raketës balistike e ka shkelur rezolutën e Këshillit të Sigurimit që e ka arritur me gjashtë fuqitë botërore, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara.

Facebook Comments

Related posts

Fundjavë e nxehtë por prej të hënës ndryshojnë temperaturat

lipjanipress

AKR demaskon keq Vetëvendosjen: Na kërkuan para për sondazhin

lipjanipress

Çfarë kishte shkruar 10 ditë më parë Jashari për presidentin Thaçi?

lipjanipress

Veseli: Do ta bëjmë ushtrinë për të garantuar të ardhmen e fëmijëve tanë

lipjanipress

Këto janë nënat që gatuan për refugjatët dhe ushtarët e UÇK-së (VIDEO)

lipjanipress

Dënohet me dy vjet burg ish-ministri i Brendshëm i Francës

lipjanipress

Inaugurohet objekti muze “Ish selia Ipeshkvnore e Kosovës” në Ferizaj

Press Lipjani

Muri rrënohet i tëri (FOTO)

lipjanipress

Kandidati për kryetar z. Heset Sahiti shpalosi edhe në Gllogoc programin për qeverisjen 4 vjeçare në Lipjan.

lipjanipress

Ardhja e mërgimtarëve, rrit numrin e aksidenteve

lipjanipress

Ky është serbi që EULEX’i i ngriti aktakuzë për vrasjen e 116 shqiptarëve në Vushtrri

lipjanipress

Obama thyen heshtjen, lëvdon protestat kundër Trump

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli