LipjaniPress

Rritet niveli i ujit në lumenjtë e Maqedonisë

Lajme Maqedoni

Niveli i ujit në liqenet natyrore në Maqedoni është i ndryshuar, ndërsa tek lumenjtë vërehet rritje e tij, informoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Rritje më të madhe të nivelit të ujit ka në ujëmbledhësit Radika, Treska, Sateska dhe Cërna Reka, ndërsa në ujëmbledhësit e tjerë vërejmë rritje të lehta deri mesatare. Si pasojë e shkrirjes së borës presim nivele të ujit të rritura në të gjitha rrjedhat ujore në vend. Për shkak të temperaturave pozitive të ajrit, të përcjella me reshje të shiut dhe shkrirje të borës paralajmërojmë në lëvizje të kujdesshme pranë rrjedhave ujore dhe në kanalet, sidomos në rrjedhat e lumenjve Radika dhe Treska, thonë nga DPHM.

Sipas tyre, rritje më të madhe të nivelit të ujit prej 56 centimetrave mëngjesin e sotëm në orën 8 ka lumi Vardar tek stacioni matës Jegunovc. Niveli i Vardarit është rritur për 39 centimetra në vendin matës afër Zajçev Rid në Shkup dhe për 5, gjegjësisht 4 centimetra afër Velesit dhe Demir Kapisë.

Rritje e nivelit prej 5 centimetrave prej dje deri më sot është vërejtur afër Radikës, ndërsa prej 2 centimetrave në Kriva Pallankë. Tek të gjithë lumenjtë e tjerë, tek të cilat kryhen matje niveli i ujit është rritur ose ka mbetur në nivelin e njëjtë si dje.

Facebook Comments

Related posts

Molliqaj: Hyjmë koalicion me LDK-në, por pa Isa Mustafën

lipjanipress

Krimi i organizuar me emigrantë – në Gjykatën e Apelit arrijnë 178 dosje

lipjanipress

Krasniqi: Opozita s’do të bëhet hisedare e marrëveshjeve të dëmshme

lipjanipress

Mediat serbe paralajmërojnë ndërtimin e një muri të ri në Veri

lipjanipress

Gjermania i kërkon Serbisë që “problemin e Kosovës ta zgjidhë shpejt”

lipjanipress

Kryetari i Mitrovicës Veriore: Të martën e ndërtojmë strukturën e re betonike në zonën e këmbësorëve

lipjanipress

Nesër në Mitrovicë nisin gërmimet për varrezë të dyshuara masive

lipjanipress

Kroacia kërkon 20 mijë punëtorë për sezonin veror

lipjanipress

Turqia do të dërgojë Holandën në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut

lipjanipress

Sulmuesi në muzeun e Luvrit dëshironte të ‘hakmerrej për popullin sirian’

lipjanipress

Njeriu që plagosi Vllasin përmend edhe Isa Mustafën

lipjanipress

Konfirmohet vizita e Mogherinit në Mitrovicë

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli