LipjaniPress

Trump këshillohet që të pranojë Malin e Zi në NATO

Lajme

Këshilltari i sigurisë kombëtare, Michael Flynn, do të rekomandojë që Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të mbështesë kombin e vogël ballkanik të Malit të Zi për t’u bashkuar me NATO-n, megjithë kundërshtimin e fortë nga Rusia, ka mësuar Politico.

Ky veprim do të jetë një test i madh i politikës së administratës së re amerikane në raport me Moskën, që e konsideron çdo zgjerim të mëtejshëm në lindje, të aleancës ushtarake perëndimore, si një provokim, shkruan Politico, raporton Gazeta Express.

Vendet e tjera të NATO-s dhe Senati i SHBA-ve kanë mbështetur gjerësisht anëtarësimin e kombit të 650.000 njerëzve, i cili dikur ishte pjesë e ish Jugosllavisë.

Liderët e Malit të Zi kanë akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin, për nxitje të paqëndrueshmërisë brenda vendit, që të dëmtojë mbështetjen për t’u bashkuar me aleancën – duke përfshirë komplotet e pretenduara nga lëvizjet pro-ruse të vitit të kaluar për të sulmuar parlamentin dhe vrarë kryeministrin, shton Politico.

Por Flynn, një nga këshilltarët kryesorë “pritet që Trump’it t’i rekomandojë pranimin e Malit të Zi në NATO në ditët e ardhshme”, ka thënë një zyrtar i lartë i administrates amerikane të hënën në përgjigje të pyetjeve.

Trump, i cili kritikoi NATO-n si të vjetëruar gjatë fushatës, ka lavdëruar Putinin dhe u zotua që të përmirësojë marrëdhëniet mes Washington-it dhe Moskës.

Tani Mali i Zi do të ketë një rol të madh në zbulimin se sa ai është i gatshëm që të mbështetesë aleancën e epokës së Luftës se Ftohtë në kurriz të ndërtimit të marrëdhënieve të tij me liderin rus.

Facebook Comments

Related posts

Vihet gurëthemeli për ndërtimin e Shkollës së Mesme Profesionale “Adem Gllavica” në Lipjan

lipjanipress

Ambasada Amerikane nuk shpreh përkrahje për zgjedhje të parakohshme

Press Lipjani

Kosovari që plagosi 9 persona me sopatë (Video)

lipjanipress

Musliu thotë se gjendja e shqiptarëve në Veri është e rëndë

lipjanipress

Blerim Ruzhdi Ukaj: Biografia e Kandidatit për Asamblenë Komunale të Lipjanit nga Lëvizja Vetëvendosje!

lipjanipress

Jetojnë në Kosovë – rom, ashkali dhe egjiptian – ëndërrojnë Europën (VIDEO)

lipjanipress

Kryetarja e Preshevës kërkon njohjen e diplomave të Kosovës…

lipjanipress

Vetëvendosje: Nëse zgjedhjet nuk manipulohen, PDK do të jetë në opozitë

lipjanipress

Limaj: Sakrifica e Jasharajve mobilizoi popullin shqiptar

lipjanipress

Selim Pacolli sqaron se kur do të përfundojë kufizimi për veturat në Prishtinë

lipjanipress

Zhduket një femër në Malishevë

lipjanipress

Në sheshin Adem Jashari në Lipjan shumë shpejt do të vendoset Shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli