LipjaniPress

Skandal në Australi, 5000 fëmijë të abuzuar nga klerik katolik (VIDEO)

Bota Lajme

Përmasat e abuzimeve seksuale nga përfaqesuesit e klerit në Australi, jane tronditëse. Komisioni mbretëror që po heton skandalin zbuloi të hënën se 7% e priftërinjve katolikë kanë abuzuar me të miturit nga viti 1950 deri në 2010-ën. Viktimat e pretenduara janë rreth 4500.

Komisioni që po heton abuzime të mundshme edhe në organizata jofetare, thotë se ka dëgjuar dhjetra dëshmi rrënqethëse.
Një prej viktimave tha se ishte abuzuar seksualisht nga mësuesi i katolicizmit në klasën e tij, ndërsa nxënësit e tjerë ishin urdhëruar të shihnin në një drejtim tjetër.

Ndërsa në një rast tjetër, hetuesve iu desh të dëgjonin se një prift kishte kërcënuar me thikë një vajzë dhe kishte detyruar të miturit të gjunjëzoheshin mes këmbëve të tij.
Siç mësohet, mbi 1000 institucione katolike rreth Australisë janë të përfshira në skandal me një total prej 1880 abuzuesish mes 1980-ës dhe 2015-ës.

Mosha mesatare e viktimave është 10.5 për vajzat dhe 11.5 për djemtë.
Mesatarisht janë dashur 33 vite që një rast të raportohej. Komisioni mbretëror u krijua në 2013-ën për të hetuar pretendimet për abuzime seksuale e fizike në dhjetra institucione australiane.

Priftërinjtë në Vatikan kanë mbështetur publikimin e këtyre të dhënave, pavarsisht se ato njollosin edhe reputacionin e kishës katolike. / Top Channel

Facebook Comments

Related posts

Deputetët Albin Kurti dhe Donika Kadaj- Bujupi mbesin në paraburgim

lipjanipress

Pas Dardan Molliqajt, me Avdullah Hotin tallet edhe motra e tij

lipjanipress

Video shokuese nga një shkollë e Kosovës: Nxënesit shajnë profesorin (Video)

lipjanipress

Kroatëve po iu pengon arrestimi i Haradinajt, akuzojnë Serbinë

lipjanipress

Vuçiq: Po të flisja si Thaçi do të më varnin në Terazi

lipjanipress

Veseli: Do ta bëjmë ushtrinë për të garantuar të ardhmen e fëmijëve tanë

lipjanipress

Lirak Çelaj përmendet si kandidat për Kryetar të Prishtinës në tubimin e PDK-së

lipjanipress

Familja e Azem Berishës nga Janjeva në përkrahje të z. Hajrullahu

lipjanipress

HOMAZHE NË VARREZAT E DËSHMORËVE NË RIBAR TË MADH DHE ZLLAKUQAN

lipjanipress

Franca i kundërpërgjigjet thirrjes së Erdoganit që turqit që jetojnë në Evropë t’i bëjnë nga 5 fëmijë

lipjanipress

Kurz: Ajo që është dakorduar në Bruksel duhet të zbatohet

lipjanipress

Këshilltari i Presidentit: Me 11 qershor nuk kemi zgjedhje, por referendum

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli