LipjaniPress

Vendim ekstrem i opozitës, Bogdani: Braktisim komisionet deri në fund të Parlamentit

Lajme

Braktisja e komisioneve parlamentare nga deputetët e opozitës do të vijojë deri në fund të këtij parlamenti.

Deklarata u bë nga deputeti i PD, Gerti Bogdani, i cili komentoi vendimin e marrë në grupin e PD në studion e lajmeve të Ora News.

Ai tha se kjo qeveri ka rënë dhe është vetëshkarkuar në sytë e qytetarëve.
Ndërkohë Bogdani tha se seancat parlamentare nuk do të bojkotohen pasi janë e vetmja mënyrë ku opozita mund të thotë fjalën e saj.

Pse braktisët komisionet parlamentare?

Qeveria ka rënë, në momentin që ministrat dalin dhe akuzojnë kryeministrin për korrupsion, në momentin që ministrat dalin dhe akuzojnë kolgët e tyre për santazhe politike apo kriminale, në momentin kur Shqipëria ka hapur dyert për trafikun e drogës dhe në momentin kur sot kemi një qeveri jo legjitime, ku hidhet dhe pritet topi se kush do ta arrestojë Balilin, apo i kujt është Balili, ndërkohë që ky është një Balil i vetëm që ka me dhjetra të tjerë që lëvizin lirshëm kjo qeveri nuk është më legjitime dhe si i tillë puna në komisionet parlamentare nuk mund të jetë normale sepse nuk mund të jemi më në një parlament normal dhe prandaj ka qenë vendimi i tillë i grupit parlamentar të PD.

Pra kjo është një braktisje përfundimtare e Parlamentit?

E komisioneve parlamentare po

Është një rrugë që do të shkojë dhe në braktisjen e Parlamentit?

Jo sepse fatkeqësisisht parlamenti dhe foltorja e parlamentit është i vetmi podium sot ku zëri i opozitës mund të dëgjohet.
E them fatkeqësisht duke pasur parasysh situatën e mediave në vend ku kemi një formë të re diktature.
Nëse në kohën e diktaturës kishte një Televizion dhe një gazetë, sot kemi dhjetra televizione por askush që flet zërin real të qytetarëve shqiptarëve, të gjithë që këndojnë këngën e qeverisë, me ndonjë përjashtim si Ora Neës dhe prandaj dhe mbase i ndëshkuar në çështjen e licencave, kur sot kemi një qeveri që kontrollon mediat, pronarët e mediave dhe një qeveri që po tenton të mbyllë portalet online.

Braktisja e komisioneve është me afat apo e papërcaktuar?

Në këtë moment është e papërcaktuar, por duke qenë se për ne kjo qeveri ka rënë sepse është vetëshkarkuar në sytë e qytetarëve shqiptarë do të jetë deri në fund të këtij parlamenti.

Facebook Comments

Related posts

LOJA E PISTË ME DURIMIN QYTETAR

lipjanipress

Kaos komunikacioni në qendër të qytetit në rrugën  Gjergj Fishta.(VIDEO+FOTO)

lipjanipress

Struga me Ziadin Selën

lipjanipress

“Martesa për letra”, prioritet i shqiptarëve në Maqedoni

lipjanipress

Stojanoviq: Serbët nga Kosova e përkrahin Aleksandar Vuçiqin për President të Serbisë

lipjanipress

Çanak: Kosova s’është e Serbisë, këtë do ta dëshmoj edhe me ndryshime kushtetuese

lipjanipress

Polici “dëshmitar” luan me nervat e PD-së! I veshur kuqezi këndon himnin… (VIDEO)

lipjanipress

SHBA: Të paktën 18 të vdekur nga moti i keq

lipjanipress

Kadri Veseli shpjegon dallimin ndërmjet ‘ktu’ dhe ‘kty’ (Video)

lipjanipress

Edhe një tjetër “shqiponjë” shfaqet në ushtrinë greke (foto)

lipjanipress

I pari i Lipjanit Imri Ahmeti me bashkëpunëtorët e tij po ashtu sot kanë vizituar punimet në Llugagji

lipjanipress

Përkujtohet 18 vjetori i masakrës në tregun e Mitrovicës

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli