LipjaniPress

8 janari u lind shkrimtari Anton Pashku

Lajme Lipjani

Anton Pashku

Anton Pashku lindi më 8 janar 1937 në Grazhdanik (katund afër Prizrenit). Nënën, Getën, e kishte nga Zymi, kurse babën, Tonin (bukëpjekës), nga Karashëngjergji (katund pak më larg Zymit, rrëzë Pashtrikut). Kishte të kryer shkollimin e mesëm – Gjimnazin real në Prishtinë. Gjithë kohën punoi në Rilindje, njëherë gazetar, mandej redaktor i Rubrikës së kulturës e në njëzet vjetët e fundit, redaktor në Shtëpinë Botuese Rilindja. Shkrimet letrare filloi t’i botojë që nga viti 1955. Shkroi prozë dhe drama. Vdiq në Prishtinë, më 31 tetor 1995. Në tregimet e Anton Pashkut dallohen tri qarqe themelore tematike; ai i temës së dashurisë, i vetmisë, të kërkuar dhe të kushtëzuar nga një totalitarizëm; dhe, qarku tematik për dhunën mbi individin. Tregimet e tij antologjike janë: Nën qarr po rrinte vasha, Floçka, Kulla, Si e përshkroi ëndrrën e vet njeriu me kapelë, Dy fjalë për një plak dhe librin e tij kushtuar tymit, Kënaqësitë e Megalopolisit, Anija e dehur.Me vlerat e veta të pakontestueshme artistike, romani Oh ka bërë një ndikim të ngadalshëm por të fortë në prozën shqipe, që nga koha e shfaqjes së tij. Dramat e Pashkut Sinkopa e Gof janë luajtur në Teatrin e Kosovës, në Teatrin ITD të Zagrebit, në Teatrin e Shkupit dhe në teatro të tjera të shqiptarëve. Vepra e tij letrare, është bërë vlerë kulturore kombëtare dhe tashmë është materie që mësohet në të gjitha nivelet e shkollave shqipe, ku ligjërohet letërsia bashkëkohore shqipe.lipjanipress.com/

Si shkruan Anton Pashku

Por për çfarë shkruante dhe si shkruante Anton Pashku, kur ende nuk i kishte mbushur të njëzetat? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, po sjellim dy tregime (poetike), që së bashku mund të përfshihen vetëm brenda një faqeje libri. Fjala është për tregimet “Në stuhi” dhe “Klithma”, që të dyja botuar në vitin 1957. Në të dy rastet bartësit e ngjarjes janë maksimalisht të reduktuar

Anton Pashku sjell një frymë krejtësisht moderne në traditën e prozës shqiptare. Çështja bosht në rrëfimin romanor të Anton Pashkut është veçanërisht vetëdija e autorit për pozitën e tij dhe perspektiva e synimit të këtij rrëfimi. Shtresimin ironik gjatë gjithë rrëfimit, rrëfimtari do ta derdhë e ta përhapë tërthorazi, e jo si deklarim të qëllimshëm dhe moralizues. Reflekset ironike dhe aludive përjetohen drejtpërsëdrejti nga lexuesi dhe janë më mbresëlënëse se një fotografi e gjallë e një realiteti absurd. Rrëfimtari e nis udhëtimin nga një kohë e pacaktuar që gjatë ecjes fiton peshën e një vatre të gjallë dhe jehona e reflekseve të së kaluarës shfaqet si përsërítje e pafund e dramës sonë kombëtare. Ky vizion i fuqishëm dhe largpamës i veprës së Pashkut që përbën tharrmin krijues të tij, realizohet përmes strukturimit të nëntekstit ironik të rrëfimit. Kjo gjë e nxit dhe e motivon parreshtur lexuesin që ta kërkojë atë që nuk thuhet, atë që duke heshtur, e bën lexuesin të jetë zëri kryesor/lipjanipress.com//

Facebook Comments

Related posts

Qeveria Mustafa pranë rrënimit, ja çfarë thotë partia e tij për koalicionin

lipjanipress

Lokja nga Lipjani të cilës iu vranë 5 meshkuj të shtëpisë rrëfen se si e shau serbin në sy (Video)

Granit

Dega e PDK-së në Lipjan sqaron qytetarët lipjanas me të vërtetën rreth aderimit të z.Idriz Maliqi në PDK

lipjanipress

Osmani: Kur thosha se PDK-ja nuk i respekton marrëveshjet, në LDK shanin e bërtisnin

lipjanipress

Ja sa është numri i kosovarëve që jetojnë në Zvicër

lipjanipress

Gjendet i vdekur një kumanovar në rrugë

lipjanipress

Gjilan: Policia arreston tre persona të dyshuar për fajde

lipjanipress

Apel Urgjent Ta Ndihmojm Familjen Hashani (Gadime e Ulët)

lipjanipress

Veseli:Fillimi i Ri është garancë për Shtetin e Kosovës dhe fuqizimin e tij (FOTO)

lipjanipress

Klinaku tregon se si u nxor Ukshin Hoti nga burgu i Dubravës (Video)

lipjanipress

A JANË TË RREZIKUR NGA KANCERI DHE LEUKEMIA? ATA QË JETOJN DHE PUNOJN AFËR LINJAVE TË TENSIONIT TË LARTË

lipjanipress

Serbët ankohen: I kishim ndërtuar tri shtëpi me para të murit të rrënuar

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli