LipjaniPress

Drejtori i porsaemëruar i AKI-së ishte nën akuzë

Lajme

Ndaj drejtorit të porsaemëruar të AKI-së, Driton Gashi, ka pasur një aktakuzë për keqpërdorim të pozitës.
Burimet të gazetës “Koha Ditore” kanë thënë se ndaj shefit të porsaemëruar të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Driton Gashi, ekzistonte një aktakuzë, për të cilën hoqi dorë prokurori pak ditë para emërimit të tij si shef i AKI-së.

Udhëheqësi i një prej divizioneve në MPB, Luan Ismajli, kishte bërë një kallëzim penal ndaj Driton Gashit, për keqpërdorim detyre.

Luan Ismajli në shkurt të vitit 2015 i kishte dërguar një shkresë ministrit Skënder Hyseni, në të cilën i kishte sqaruar se Gashi, në atë kohë sekretar i përgjithshëm i MPB-së, kishte dërguar Ismajlin në Komision Disiplinor si shenjë hakmarrje për kallëzimin penal për keqpërdorim detyre.

Ismajli në vitin 2015 kishte kërkuar veprime nga ministri Hyseni për rastin me Gashin, në të kundërtën kishte paralajmëruar ndjekjen e të gjitha hapave ligjor për realizimin e të drejtave që i takonin.

Seanca e parë gjyqësore ishte caktuar të mbahej në dhjetorin e vitit 2016, por në këtë seancë nuk kishin shkuar as gjykatësi, as i akuzuari, Driton Gashi.

Burimet e “Kohës Ditore” marrin vesh se në muajin shkurt, në prag të bërjes publike të emërimit të tij si drejtor i AKI-së, prokurori kishte hequr dorë nga aktakuza ndaj tij.

Facebook Comments

Related posts

Nexhat Çoçaj e Shaip Buduri lirohen nga akuzat për korrupsion

lipjanipress

Rockefeller e kishte transplantuar zemrën plot 7 herë

lipjanipress

Ramiz Kelmendi tregon për njeriun e VV’së që punon me Serbinë (Video)

lipjanipress

Kjo është deklarata e Erion Gashit pas kthimit në shtëpi (VIDEO)

lipjanipress

Deklasifikohen pamje nga shpërthimet bërthamore në SHBA (VIDEO)

lipjanipress

Kryespiuni i Presidentit Thaçi në AKI është person i dyshimtë

lipjanipress

Kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugës Babush Cernillë

lipjanipress

Procesi gjyqësor vazhdon kundër të akuzuarve për puç në Mal të Zi

lipjanipress

Mediat serbe: Ushtria e Kosovës i ka nisur stërvitjet (Foto)

lipjanipress

Zëvendës-presidenti amerikan – Iranit: Mos e testoni Trump-in

lipjanipress

AKR demaskon keq Vetëvendosjen: Na kërkuan para për sondazhin

lipjanipress

Ardian Gjini kandidat për kryetar të Gjakovës

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli