LipjaniPress

Ish-Drejtori Arsimit në Prishtinë: Ahmeti të japë përgjegjësi për punësimin e 276 militantëve

Lajme

Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot gjatë ditës paralajmëroi kallëzim penal ndaj njërit prej ish drejtorëve të arsimit në komunën që tani ai e udhëheq. Ahmeti e ka akuzuar njërin nga ish drejtorët për punësimin e mbi 100 personave pa konkurs në fushën e arsimit në Komunën e Prishtinës

Por, njëri nga drejtorët e mëparshëm në këtë komunë, Halim Halimi, nga radhët e LDK’së, i cili mban pozitën e kryesuesit të asamblesë në këtë komunë, i kontaktuar nga Gazeta Express, i është përgjigjur Ahmetit për akuzat që i ka bërë atij.

Ai ka thënë se Shpend Ahmeti duhet të japë përgjegjësi për punësimet e 276 militantëve që ai i ka bërë në Komunën e Prishtinës, të gjetura këto të cilat sipas Halimit janë bërë nga zyra e Auditorit të Përgjithshëm.

Sipas ish drejtorit të arsimit në këtë komunë, të gjithë të punësuarit në kohën sa ai ka qenë drejtor janë bërë në bazë të konkursit.

“…Kallëzime penale të komunës së Prishtinës dhe të Shpendit janë bërë modë, veç po ia fut së koti qashtu. Unë të gjithë njerëzit i kam punësuar në bazë të konkursit, nuk i kam lënë që të humbin nxënësit”, ka thënë Halimi.

Ai gjendjen në arsim në komunën e Prishtinës e ka vlerësuar alarmante. Sipas tij nxënësit nëpër shkollat e Prishtinës me nga 3 deri në 4 muaj qëndrojnë pa mësues, kjo sipas tij si pasojë e neglizhencës në këtë komunë.

Madje ai thotë se Shpend Ahmeti po bën punësime përmes telefonit, duke i urdhëruar shkollat që t’i pranojnë mësuesit e dërguar nga vetë ai.

“Shpend Ahmeti bën punësime vetëm në bazë të telefonit, e urdhëron shkollën, i thotë këtë mësues po ta dërgoj. Ka plot shkelje që po bëhen në Prishtinë. Për këto punë që po merret Shpendi është kompetente Prokuroria që të merret. Iu kanë ndërru në komunë 7 drejtorë që nuk kanë mundur që t’i përballojnë presionet e tij”, ka shtuar ish drejtori i arsimit nga radhët e LDK’së në Prishtinë, Halim Halimi.

Facebook Comments

Related posts

Fauz Xhemajli, nënkryetar i Lipjanit

lipjanipress

Për ministrin e Kosovës, FETO është organizatë terroriste dhe shkollat e Gylenit duhet të mbyllen

lipjanipress

Azem Syla mund të gjykohet edhe në Zvicër

lipjanipress

Mustafa shpjegon se çfarë ndodhi mes tij dhe Vuçiqit në Sarajevë (Video)

lipjanipress

Çfarë premtuan deri tash partitë politike që po e kërkojnë votën?

lipjanipress

Thaçi me këtë deklaratë e nervozoi keq mbrëmë Vuçiqin

lipjanipress

Drejtori i porsaemëruar i AKI-së ishte nën akuzë

lipjanipress

Trump e largon Amerikën nga një marrëveshje e rëndësishme tregtare

lipjanipress

Shteti po humbet mijëra euro nga mos shitja e pasurisë së sekuestruar (Video)

lipjanipress

Lirohet ish-prokurorja që akuzohej për ryshfet

lipjanipress

Mandati për Qeverinë: Ivanov nesër nis konsultimet me partitë politike

lipjanipress

Shkencëtarët të alarmuar: Një mega-cunam do vrasë mijëra persona në Evropë

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli