LipjaniPress

Ish –Drejtori Arsimit në Prishtinë: Ahmeti të japë përgjegjësi për punësimin e 276 militantëve

Lajme

Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti sot gjatë ditës paralajmëroi kallëzim penal për njërin nga ish drejtorët e arsimit në komunën që tani ai e udhëheq. Ahmeti e ka akuzuar njërin nga ish drejtorët për punësimin e mbi 100 personave pa konkurs në fushën e arsimit në komunë e Prishtinës.

Por njëri nga drejtorët e mëparshëm në këtë komunë, Halim Halimi nga radhët e LDK’së, i cili mbanë pozitën e kryesuesit të asamblesë në këtë komunë, kontaktuar nga Gazeta Express, i është përgjigjur Ahmetit për akuzat që i ka bërë atij.

Ai ka thënë se Shpend Ahmeti duhet të jap përgjegjësi për punësimet e 276 militantëve që ai i ka bërë në komunën e Prishtinës, të gjetura këto të cilat sipas Halimit janë bërë nga zyra e Auditorit të Përgjithshëm.

Sipas ish drejtorit të arsimit në këtë komunë, të gjithë të punësuarit në kohën sa ai ka qenë drejtor janë bërë në bazë të konkursit.

“…kallëzime penale të komunës së Prishtinës dhe të Shpendit janë bërë modë, veç po ia fut së koti qashtu.

Unë të gjithë njerëzit i kam punësuar në bazë të konkursit, nuk i kam lënë që të humbin nxënësit”, ka thënë Halimi.

Ai gjendjen në arsim në komunën e Prishtinës e ka vlerësuar alarmante.

Sipas tij nxënësit nëpër shkollat e Prishtinës me nga 3 deri në 4 muaj qëndrojnë pa mësues, kjo sipas tij si pasojë e neglizhencës në këtë komunë.

Madje ai thotë se Shpend Ahmeti po bënë punësime përmes telefonit, duke i urdhëruar shkollat që t’i pranojnë mësuesit e dërguar nga vet ai.

“Shpend Ahmeti bën punësime vetëm në bazë të telefonit, e urdhëron shkollën, i thotë këtë mësues po ta dërgoj. Ka plot shkelje që po bëhen në Prishtinë. Për këto punë që po merret Shpendi është kompetente Prokuroria që të merret.

Iu kanë ndërru në komunë 7 drejtorë që nuk kanë mundur që t’i përballojnë presionet e tij”, ka shtuar ish drejtori i arsimit nga radhët e LDK’së në Prishtinë, Halim Halimi.

Facebook Comments

Related posts

Haradinaj, Vulinit: Shqiptarët s’kanë bërë dhe s’bëjnë kurrë spastrim etnik

Press Lipjani

Sulmuesi i Vehbi Kajtazi, ende në paraburgim

lipjanipress

Njeriu që plagosi Vllasin përmend edhe Isa Mustafën

lipjanipress

Fajon: Nëse nuk ratifikohet Demarkacioni, Kosovës do t’i duhen vite të tëra për liberalizim (Video)

lipjanipress

HOMAZHE NË VARREZAT E DËSHMORËVE NË RIBAR TË MADH DHE ZLLAKUQAN

lipjanipress

Partitë politike marrin mbi 4 milionë euro nga buxheti, por s’njoftojnë për menaxhimin e tyre (Video)

lipjanipress

Dënimi i Dytë nga PZAP-i i Mimoza Kusari-Lilës

lipjanipress

Haxhinjtë e rinj kthehen në Kosovë, dy nga ta vdesin në Mekë (VIDEO)

lipjanipress

8 janari u lind shkrimtari Anton Pashku

lipjanipress

Sekseri që merr para për mbylljen e hetimeve

lipjanipress

Dy aksidente në Prizren, godasin këmbësorët dhe ikin nga vendi i ngjarjes

lipjanipress

Greqia rinis garën e armatimit me Turqinë, 5 miliardë euro shpenzime

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli