LipjaniPress

Komisioni i angazhuar për matjen e territorit – “Ndodh që nuk e bëjmë matjen”

Lajme

Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Kosovës tashmë ka nisur punën e tij, duke mbledhur të gjitha dokumentet e nevojshme nga institucionet përfshirëse.

Mirëpo, nëse pas analizës që ky komision do t’u bëj të dhënave që i ofrohen, ekziston mundësia që territori mos të matet më fare, shkruan Indeksonline.

Kështu ka thënë për Indeksonline anëtari i grupit të ekspertëve dhe zëdhënësi i komisionit, Tomor Çela, sipas së cilit, nëse nuk ka konteste mes të gjeturave të kaluara dhe atyre që do të prezantohen kësaj jave, territori nuk do të matet më.

Komisioni, sipas tij, pothuajse është në fazën finale të kësaj çështje, i cili tani po bën analizën e dokumentacionit të pranuar nga të gjitha institucionet.

“Jemi duke përgatitur takimin e radhës që do të mbahet me datën 10 me gjithë akterët e involvuar ku secili prej tyre do të prezantoj të gjeturat e veta dhe pastaj do të vazhdojmë me raportin final. Në teren do të dalim atëherë kur e shohim se ka nevojë të dalim, nëse ka konteste atëherë dalim me e bë matjen në teren”, tha Çela.

I pyetur se kur pritet t’i dorëzohet Qeverisë raporti final me të dhënat përfundimtar, ai tha se po punojnë që ta dërgojnë sa më shpejt.

“Nuk kemi datë të saktë por po vazhdojmë të punojmë në mënyrë intensive që sa më parë që është e mundur ta kemi rezultatin final”, theksoi Çela.

Kujtojmë se Matja e territorit është iniciuar si kërkesë nga ana e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, pas akuzave të opozitës por edhe disa deputetëve në pushtet, se me Marrëveshjen për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Kosova ka humbur mbi 8 mijë hektarë territor.

Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, kanë deklaruar se kjo matje nuk do të marrë shumë kohë dhe se me anë të këtij procesi do t’i jepet një përgjigje profesionale dhe shkencore pyetjes se a ka humbur apo jo territor shteti i Kosovës me marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. /indeksonline/.

Facebook Comments

Related posts

Lajmërim: Edhe pak muaj, vetëm këto vetura mund t’i importoni në Kosovë

lipjanipress

Shteti po humbet mijëra euro nga mos shitja e pasurisë së sekuestruar (Video)

lipjanipress

Burgu i josh kosovarët, 4 mijë konkurrentë për 70 vende pune (Video)

lipjanipress

Mirsad Tahiri: Jemi me Kombë Ashkanli, Jo RAE

lipjanipress

PDK dhe LDK flasin për emrat e mundshëm për garën e Prishtinës

lipjanipress

Ja kushtet e KQZ-së për certifikimin e koalicioneve

lipjanipress

Ish antari i VV, studenti nga Dardana paralajmëron parti të re polike, themelimin e 1 Levizje

lipjanipress

VMRO apel gjykatësve: Mos bashkëpunoni me Prokurorinë Speciale

lipjanipress

Mesazhi i Papa Françesku për Kosovën: Mos bëni luftë

lipjanipress

Hapja e fushatës së Nismës për Kosovën – Lipjan.(Video+Foto)

lipjanipress

Vllasi thotë se dikush e ka thirrur nga Rusia pas sulmit (Video)

lipjanipress

Njoftim: Presion Zonës Express për mostransmetim të dokumentarit për Elvis Pistën

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli