LipjaniPress

Kuvendi debaton për transformimin e FSK-së në ushtri

Lajme

Nesër në seancën paraletrare të Kuvendit të Kosovës do të debatohet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri.

Megjithëse, në Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga deputetë të partive në pushtet u tha se ende nuk janë pjekur kushtet për një debat publik për formimin e ushtrisë së Kosovës, por me shumicë votash u vendos që ky debat të zhvillohet nesër në emër të komisionit për Siguri.

Kryetari i këtij Komisioni, Daut Haradianj nga radhët e AAK, tha se me pakon e Marti Ahtisarit, Kosova do të duhej ta kishte ushtrinë në vitin 2013, por sot e kësaj dite end institucionet përkatëse nuk po janë të gatshme të themelojnë forcën e armatosur.

Haradinaj theksoi se Kosova ka formuar Ushtrinë Çlirimtare pa pyetur askënd në atë kohë, po ashtu edhe transformimi i FSK-së duhet të ndodhë dhe ka ardhur koha që Kosova ta ketë ushtrinë, dhe se institucionet e vendit e kanë për obligim ta shtyjnë këtë proces përpara.

“Edhe në rrethana më të vështira dikush u dashtë me marr vendime, e dini mirë ne edhe kur kemi themeluar ushtri për me çliruar vendin nuk e kemi pyetur askënd. Tash ka ardhur koha me bë ushtri për me ruajtur vendin pa e rrezikuar askënd. Edhe kjo duhet me u bërë aty ku është vendi, e tempulli është parlamenti i Kosovës. Kështu që ajo pikë edhe një herë po them kolegë të mi të komisionit ju ftoj që nesër me ndihmuar këtë temë. Askush nuk ka nevojë me u shqetësuar”, tha Haradinaj, raporton KP.

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, vlerësoi se duhet dhënë kontribut për bërjen e ushtrisë, dhe sipas saj, PDK-ja është që sa më shpejt Kosova ta ketë ushtrinë.

Ajo kritikoi deputetët e opozitës se nuk duhet drejtuar gishti njëri tjetrit, sepse nuk është e drejtë të etiketohet PDK-ja, sepse sipas Musliut, asnjëherë nuk kanë qenë kundër debatit dhe kundër transformimit të FSK-së.

“Asnjë herë nuk kemi qenë kundër, asnjë deputet qoftë nga pozita qoftë nga opozita nuk e kanë kundërshtuar mundësinë e inicimit të debatit. Të gjithë jemi dakorduar që një debat i tillë mund të ndodhë dhe mund të vij në kuadër komisionit dhe të jemi unik. Mos të luftojmë se kush… bile po dua me citua edhe një herë Anton Qunin nga mbledhja e fundit, edhe sot mungon ku thotë se të jemi të kujdesshëm dhe mos të marrim bajraktarizma apo thjesht të bëhet më e mira e mundshme për çështjen të cilën jemi dakorduar. Për mua ka qenë shumë e pa kuptimtë kur merr asistentja e GP dhe mua më njofton hajde me nënshkruar një nismë që e ka marr Komisioni për Punë të Brendshme dhe Sigurim në të cilin komision unë jam nënkryetare dhe nuk kam njohuri për një nismë të tillë”, tha Musliu.

Për debatin e nesërm Nuredin Ibishi nga LDK, tha se duhet të shterën të gjitha mundësitë para se të ndodhë ky debat, dhe sipas tij, ende nuk janë shterur mundësitë e brendshme konsultative.

“Mendoj se ende nuk janë pjekur kushtet për një debat publik. Pse? Nuk i kemi shterur mundësitë së pari për interpretimet kushtetuese se a është mundësia”, tha Ibishi.

Deputeti Rexhep Selimi nga radhët e LVV-së, u pajtua që nesër të ketë debat në seancë për transformimin e FSK-së, ngase Kuvendi është vendi më i përshtatshëm.

“Po, të shtiret debati, por debati ku të bëhet më mirë se në Kuvend? Pra le të dërgohet debate aty ku duhet, në kuvend… Çfarë të keqe ka prej këtij debati, nuk e kuptoj pse me hezituar ky për këtë debat”, tha Selimi.

Deputeti nga radhët e Nisma-s, Zafir Berisha, duke akuzuar PDK-në, tha se ky subjekt e ka lënë Kosovën pa ushtri. Berisha, nuk pret debat konstruktiv nga diskutimi i nesërm në Kuvend për ushtrinë.

“Shumë seriozisht po them dhe me plotë kompetencë sipas këndvështrimit tim, PDK-ja është ajo që ka lënë Kosovën pa ushtri. Pra, PDK është vërtet se ka lënë Kosovën pa ushtri dhe në bazë të kësaj që ju të dy po folni do të thotë se edhe shumë vjet Kosova nuk do të ketë ushtri(…) jeni subjekt që keni shkatërruar Kosovën”, tha Berisha.

Deputeti Fatmir Shurdhaj nga PDK, theksoi ndër të tjera se dikush prej partive opozitare po dëshiron të marr bajraktarin rreth ushtrisë, mirëpo ai tha se duhet që para debatit të shterën të gjitha mundësitë rreth këtij procesi. Mirëpo, Haradinaj reagoi se kërkesa e tij për diskutim publik nuk ka të bëjë asgjë me bajraktarizëm.

Facebook Comments

Related posts

Stojanoviq: Serbët nga Kosova e përkrahin Aleksandar Vuçiqin për President të Serbisë

lipjanipress

Hashim Thaçit i vjen edhe një goditje e papritur nga SHBA-ja (FOTO)

lipjanipress

Studentët protesojnë kundër një vendimi të Donald Trump (Foto)

lipjanipress

Mediat serbe në panik: NATO po e armatosë Kosovën për ta marrë Veriun

lipjanipress

Protestoi e zhveshur, policia franceze arreston kandidaten për presidente (Video)

lipjanipress

Në Pakistan dënim me vdekje për një postim në Facebook

lipjanipress

Vuçiq: Po të flisja si Thaçi do të më varnin në Terazi

lipjanipress

Njihuni me nofkat e komandantëve gjatë luftës kush ishin, Korbi, Gjermani, Gazetari…

lipjanipress

PDK, LDK, VV, AAK dhe Nisma janë takuar në Tiranë, ja çfarë kanë bidesuar

lipjanipress

Kryetari Ahmeti nënshkruan kontratat për subvencionimin e Klubeve Sportive

lipjanipress

Në fshatin Bregu i Zi të Komunës së Lipjanit është vë gurthemeli i shkollës së re. (FOTO+VIDEO)

lipjanipress

Zyrtarët e QKU: Bajram Rexhepi është në komë artificiale

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli