LipjaniPress

Ky është drejtori i ri i Doganës së Kosovës

Lajme

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka emëruar Drejtor të përgjithshëm të Doganës së Kosovës Bahri Berishën. Emërimi i tij është bërë me rekomandim të ministrit të Financave Avdullah Hoti.

Në një komunikatë për media Ministria e Financave spjegon ecurinë e zgjedhjes se drejtorit me anë të konkursit të shpallur më 15 nëntor të vitit që shkoi.

“Me datë 06.12.2016 ministri i Financave Avdullah Hoti ka emëruar Komisionin për shqyrtimin e aplikacioneve dhe përzgjedhjen e kandidatëve të mundshëm për pozitën e Drejtorit të përgjithshëm të Doganës së Republikës së Kosovës. Janë pranuar 22 aplikacione bazuar në procesin e datës 02.12.2016, nga të cilët 12 janë ftuar në intervistë me gojë”, thuhet në njoftimin e MF-së.

Në të gjitha fazat e konkursit, Komisioni ka punuar së bashku me partnerin implementues të caktuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, siç parashihet në Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar më 15 gusht të vitit 2016 nga kryeministri i Kosovës, kryetari i Kuvendit dhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë.

“Komisioni në dakordim të plotë me partnerin implementues, më datë 18 janar ka dhënë Rekomandimin për kandidatët më të suksesshëm që i plotësojnë kriteret për t’u zgjedhur Drejtor i Përgjithshëm”.

Drejtori i përgjithshëm i Doganës ushtron këtë funksion nga dita e hyrjes në fuqi të këtij vendimi deri në përfundimin e mandatit pas tri viteve, me mundësi të vazhdimit të mandatit.

Facebook Comments

Related posts

Imri Ahmeti: Besimi juaj ishte dhe do të jetë obligim për punë e përkushtim ndaj jush

lipjanipress

“ Zgjedhjet nuk do të mbahen në pranverë!”

lipjanipress

Vazhdojnë dëshmitë në rastin “Kumanova”

lipjanipress

Vetëvendosje: Do ta hetojmë SHIK-un dhe vrasjen e Elvis Pistës, Enver Zymberajt…

lipjanipress

Mishi i kalbur nga Brazili, BE në alarm! Po Shqipëria?

lipjanipress

Sonte në Komiteti – i ftuar Hajredin Kuçi

lipjanipress

Qeveria emëron kryeakademikun Hivzi Islami në krye të Komisionit për Matjen e Territori

lipjanipress

LDK e AKR arrijnë marrëveshje, Imri Ahmeti kandidat përbashkët për Kryetar

lipjanipress

‘FSK’së i duhen 10 vjet që të arrijë nivelin e nevojshëm të Ushtrisë’ (Video)

lipjanipress

MURAT JASHARI ME “LIRI ATDHEUT” DYSHOHET SE KËRKOI PARA NGA BASHKATDHETARËT PËR VRASJEN E TRADHTARËVE

lipjanipress

Kryetari Ahmeti vizitoi punimet në instalimin e Ujësjellsit

lipjanipress

Krasniqi: Opozita s’do të bëhet hisedare e marrëveshjeve të dëmshme

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli