LipjaniPress

Mediat serbe: Thaçi do t’ua japë para deputetëve serbë për të votuar për ushtrinë

Lajme

Sipas medieve në Serbi, Hashim Thaçi nuk heqë dorë nga krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës. Por që të realizohet ky plan, janë të nevojshëm ndryshimet në Kushtetutë, e për t’u mundësuar diçka e tillë, duhen së paku votat e dy të tretave të komuniteteve pakicë, që do të thotë se pa përkrahjen e Listës Serbe Kosova nuk do të ketë ushtrinë e vet.
Për nesër është thirrur seanca e Kuvendit të Kosovës, ku do të diskutohet mbi transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës.

Në pyetje të gazetës “Alo” të bërë Dalibor Jevtic’it, ministër për komunitete dhe kthim në qeverinë kosovare, se a frikohet që Qeveria e Kosovës, gjegjësisht Hashim Thaçi, mund të ashpërsojë presionin me para dhe kërcënime ndaj deputetëve të Listës Serbe në mënyrë që ata të votojnë krijimin e Forcave të armatosura të Kosovës, ai përgjigjet:

“Deri te presioni mund të vijë, kjo është pjesë e folklorit politik në këto hapësira. Mirëpo, pas përpjekjeve të fundit që lista serbe të përçahet dhe se kjo mundësi u zvogëlua, dhe në këtë moment përjashtohet se dikush nga Lista serbe do të negociojë apo të premtojë diçka të tillë”, pretendon Jevtic.

Se është duke u ndodhur diçka, në mënyrë indirekte e ka vërtetuar edhe Kadri Veseli, kryetari i Kuvendit të Kosovës, i cili ka paralajmëruar krijimin e ushtrisë së Kosovës.

“Procesi i vendimmarrjes në Kuvendin e Kosovës mbi transformim nuk është edhe aq i rëndësishëm sa është me rëndësi investimi në forcat e armatosura në mënyrë që të furnizohen me armatim të nevojshëm, dhe se kjo është e mundur vetëm nëpërmes të bashkëpunimit me komunitetin ndërkombëtar”, ka thënë Veseli, dhe ka shtuar se për këtë ka biseduar në Pentagon.

Në ndërkohë është lajmëruar edhe Marko Djuric, i ashtuquajturi “drejtor i zyrës për Kosovë”, i cili pretendon se në të kaluarën ka ndodhur që dikush ka tentuar që të blejë dhe përçajë Listën Serbe.

“Pjesë e planit ishte që Beogradi të përjashtohet nga procesi i dialogut në Bruksel në mënyrë që interesat e serbëve të Kosovës të minohen edhe më tepër. Tani po shihet se për çfarë dikush ka tentuar që të blejë dhe të përçajë listën serbe, që të vihet në situatë në të cilën serbët nuk do të vepronin në koordinim me Beogradin”, ka thënë Djuric.

Facebook Comments

Related posts

Këto vende do të kenë ndërprerje të rrymës në ditët në vijim

lipjanipress

AKR demaskon keq Vetëvendosjen: Na kërkuan para për sondazhin

lipjanipress

Lista Srpska: Prishtina të themelojë Asociacionin

lipjanipress

PDK të gatshëm për fushatën zgjedhore

lipjanipress

Ushtari i NATO’s ka bërë diçka të mrekullueshme për Drenasin (Foto)

lipjanipress

Alarmi vjen nga Franca: Trump dhe Putin do të “rivizatojnë” hartën e Evropës

lipjanipress

Mirjeta Kalludra, deputetja e LDK-së që votoi kundër rezolutës për Haradinajn (Doku)

lipjanipress

Mjeku Lipjanas Xheladin Rizani merr titullin Kardiokirurg (Specialist i Kirurgjisë së zemrës)

lipjanipress

Abrashi mysafir te veteranët

lipjanipress

Ratifikohet Demarkacioni pas 3 vite

lipjanipress

KQZ-ja mund të mbetet pa kryetar

lipjanipress

Hajriz Rashiti zgjedhet punëtor më i dalluar i vitit 2018 (FOTO)

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli