LipjaniPress

Arrestohet një zyrtar i lartë i Qeverisë, kërkonte para për të hequr një lëndë nga gjykata

Lajme

Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten dy persona të dyshuar për mashtrim. Të arrestuarit dyshohen se kanë përfituar para ​nga një person tjetër me qellim që t’i heqin një dënim në gjykatë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit në bashkëpunim ia kanë marrë viktimës një shumë të konsiderueshme parash me qëllim të heqjes së një dënimi të shqiptuar nga një gjykatë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.

Kallxo.com, të premten, ka raportuar se njëri prej të arrestuarve është Zahir Bajrami i cili mban pozitën e drejtorit të financave në qeverinë e Kosovës.

Kjo është konfirmuar nga avokatja Adelina Isufi e cila ka marrë pjesë në intervistimin e Bajramit në Polici, por nuk ka dhënë detaje.

Ajo ka thënë se ka qenë sipas detyrës zyrtare ndërsa klientin e saj sipas autorizimit vazhdon ta mbrojë një avokat tjetër.

Edhe Kryeprokurori i Prishtinës, Imer Beka, ka konfirmuar për Kallxo.com se njëri nga të arrestuarit e djeshëm është zyrtar në drejtorinë e financave në qeverinë e Kosovës.

As Beka as policia nuk kanë dhënë detaje për shumën e parave të kërkuara dhe lëndën gjyqësore për të cilën janë kërkuar paratë.

Facebook Comments

Related posts

Kosova nuk i pranon më pasaportat e serbëve të Kosovës

lipjanipress

Behgjet Pacolli Një mundësi e jashtëzakonshme për Amerikën shkruan ne facebook.

lipjanipress

Pritje madhështore për kryetarin Imri Ahmeti nga banorët e fshatit Bujan(Video+Foto)

lipjanipress

Përplasje mes studentëve dhe zyrtarëve komunal në Ferizaj

lipjanipress

Komunat ku udhëheqin koalicionet

lipjanipress

Familja Jashari pret zyrtarët e AAK’së në Kullën e saj (Foto)

lipjanipress

PDK vendos nesër nëse do ta përkrahë mocionin e opozitës për rrëzimin e Qeverisë

lipjanipress

Komandanti amerikan kërkon më shumë trupa për të mposhtur talebanët

lipjanipress

Nishani: Gjendja e drogës dhe e krimit në Shqipëri, më e rëndë se në Meksikë

lipjanipress

Vuçiqit i pengon Haradinaj si negociator në Bruksel

lipjanipress

Dy aksidente në Prizren, godasin këmbësorët dhe ikin nga vendi i ngjarjes

lipjanipress

David Philips shkruan për elitën e korruptuar në Prishtinë dhe raportet e reja Kosovë-Amerikë

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli