LipjaniPress

‘FSK’së i duhen 10 vjet që të arrijë nivelin e nevojshëm të Ushtrisë’ (Video)

Lajme

Individualisht e si grup, jo rrallë morën medalje edhe jashtë Kosovës. Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës u treguan të zotët edhe në shumë ushtrime e operacione shpëtimi. Por, a ka FSK-ja kapacitetet e mjaftueshme njerëzore, në armatim dhe infrastrukturë ushtarake që të jetë një Forcë Ushtarake e kompletuar?
Sipas ish-drejtuesve të saj, këto kapacitete mungojnë. Kadri Kastrati, ish-komandant i FSK’së, thotë se është koha e fundit që shndërrimi i FSK’në Ushtri të ndodhë, sepse kjo do t’i hapte rrugë zhvillimit të kapaciteteve që nuk i ka. Sipas tij, sa më shpejtë më mirë, duke pas parasysh se kësaj force do t’i duhen hiç me pak se 10 vjet që të arrijë nivelin e nevojshëm të një Force të Armatosur.

Kastrati tha se blerja e helikopterëve edhe mund të bëhet, porse ata nuk i duhen asgjë Ushtrisë nëse nuk ka njerëz dhe buxhet për t’i përdorur ata.

Sipas tij, ka mungesë të pilotëve edhe kur bëhet fjalë për aviacionin ushtarak.

Ish-shefi i FSK’së tregoi se gjatë mandatit të tij janë dërguar në Turqi studentët e parë për t’u trajnuar për pilotë, por nuk e di nëse ata e kanë përfunduar këtë shkollim ose jo.

Kastrati tha po ashtu se pos mungesës së pilotëve, FSK’ja ka mungesa të njerëzve profesionistë edhe në fushën e armatimit mbrojtës, e po ashtu edhe mungesë të vet këtij armatimi që secila ushtri duhet ta ketë për mbrojtjen e kufijve dhe qytetarëve të shtetit të vet.

Megjithatë, sipas tij, nëse fillohet tani me ndërtimin e këtyre kapaciteteve, Forcat e Armatosura të do të ecin shumë shpejtë përpara. /Klan Kosova/

Facebook Comments

Related posts

Ramiz Kelmendi tregon për njeriun e VV’së që punon me Serbinë (Video)

lipjanipress

Zogaj merr veten, tregon se në kë dyshon për sulmin ndaj tij

lipjanipress

Hapja Zyrtare e Fushatës nga LDK-Lipjan bëhet në Gadime (te Shpella), nga ora 19:00.

lipjanipress

Aksidentohet autobusi, 28 të vdekur (FOTO)

lipjanipress

Veton Surroi tallet me vendimin e Qeverisë për t’ia dhënë paratë e sigurimeve veteranëve

lipjanipress

Publikohen fotografitë e të arrestuarve për sulmin kundër drejtorit të burgjeve (Foto)

lipjanipress

Kroacia kërkon 20 mijë punëtorë për sezonin veror

lipjanipress

97 veta përfunduan provimin e Jurisprudencës

lipjanipress

Ministria e Infrastrukturës arsyeton gjobën prej 50 eurove ndaj shoferëve për mungesë të formularit

lipjanipress

Vuçiq: Thaçi duhet të harrojë egon e tij

lipjanipress

Tash i takon BE’së ta mbajë premtimin për vizat

lipjanipress

Nazim Bllaca dënohet me burgim

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli