LipjaniPress

Greqia rinis garën e armatimit me Turqinë, 5 miliardë euro shpenzime

Lajme

Ministria greke e Mbrojtjes ka filluar të zbatojë një program që përmban përmirësimin e avionëve luftarakë “F16” që disponon vendi.

Athina zyrtare ka shprehur interesin e saj për furnizimin e flotës ajrore nga tregu amerikan, fillimisht me mbi 20 avionë të gjeneratës së pestë “F35”, si dhe ka aprovuar programin për mirëmbajtjen e raketave anti-ajrore “S300”.

Vetëm rinovimi dhe përmirësimi i rreth 155 avionëve “F16” që disponon do të kushtojë mbi 1.2 miliardë euro, ndërsa vlera e dy proceseve të tjera çon ketë shumë në pesë miliardë euro.

E gjithë kjo, në një moment kur Greqia ka hyrë në vitin e tetë të krizës më të rëndë ekonomike dhe po vazhdon negociatat me kreditorët e saj për të përfunduar paketën e tretë të ndihmës.

Burime pranë Ministrisë së Mbrojtjes shprehen se Athina është detyruar ta marrë këtë vendim për të përballuar rrezikun dhe tensionin gjithnjë në rritje midis Turqisë dhe Greqisë në detin Egje, ku 5 vitet e fundit ka filluar të prishet ekuilibri ushtarak në favor të Ankarasë.

Specialistët theksojnë gjithashtu se rritja e arsenalit ushtarak grek bëhet e domosdoshme edhe pas vendimit të qeverisë turke për furnizimin pas vitit 2018 me 100 avionë të rinj “F35”, me vlerë prej më shumë se 10 miliardë euro, të cilët do t’i shtohen flotës së 160 avionëve “F16” të përmirësuar që Turqia ka në dispozicion.

Ndërkohë, shtypi gjerman ka shprehur pakënaqësi për vendimet e Athinës. E përditshmja “Bild” thekson në një prej shkrimeve të saj të fundit se, “Gjermania u jep para grekëve dhe ata blejnë avionë”.

Por nga ana tjetër, burimet ushtarake në vend pohojnë se ankesat gjermane kanë objekt preferencën e Athinës ndaj kompanive amerikane të armëve dhe jo atyre gjermane, që kanë kryer deri para krizës shitje multimiliardere ndaj Greqisë si nëndetëse, tanke, avionë apo makina ushtarake. /Top Channel/.

Facebook Comments

Related posts

Mbahet mbledhja konsultative e bordit të drejtorëve

lipjanipress

Reagon Moska: Pengimi i koalcionit VMRO-BDI nga Perëndimi çon drejt destabilizimit të rajonit

lipjanipress

Shpellat e harruara nga insitucionet (Video)

lipjanipress

Këto vende do të kenë ndërprerje të rrymës gjatë ditëve në vijim

lipjanipress

Këto janë faktet pse kerkoj dorëheqjen e Shpend Ahmetit (video)

lipjanipress

Mbi dy orë pritje për një kontroll në QKUK

lipjanipress

Nisma: Vazhdimi i dialogut është vetëm në interes të Serbisë

lipjanipress

LDK Lipjan- Sonte vazhdojmë në TOPLIQAN

lipjanipress

Vjen një informacion për kuponët fiskalë

lipjanipress

NISMA për Kosovën dega Lipjan mbajti takim me kandidatët per asamble komunale.

lipjanipress

Mustafa shpjegon se çfarë ndodhi mes tij dhe Vuçiqit në Sarajevë (Video)

lipjanipress

Fillon sot gjysmëvjetori i dytë në shkollat e Maqedonisë

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli