LipjaniPress

Për Llugaxhinë nuk flitet më vetëm në Kosovë, flitet në Evropë, në Amerikë dhe gjithandej ku jetojnë dhe punojnë llugaxhiasit.

Lipjani

Për Llugaxhinë nuk flitet më vetëm në Kosovë, flitet në Evropë, në Amerikë dhe gjithandej ku jetojnë dhe punojnë llugaxhiasit.

Fati i shqipëtarëve ishte që shkollat e tyre në gjuhën shqipe ti hapin shumë vonë.
77 vjet do ti feston shkolla shqipe në Llugaxhi, tek në vitin 2018, Po paralajmrojmë që do të mbahet një tubim i madh në ambientet e shkollës më të bukur në Kosovë, e ndërtuar në vitet kur arsimi ishte në gjendjen ma të rëndë dhe ishte sulmuar ashpër nga Serbia.
Llugaxhiasit ndërtuan shkollën moderne me rreth 700m2.
Për kurreshtarët dhe ata që nuk e njohin Llugaxhinë i njoftojmë se ky fshat është i vetmi në Kosovë por ndoshta edhe në Evropë që ka grumbullu dhe me vullnet kanë dhënë diku rreth 300,000€, kuptohet po i konvertojmë nga markat dhe devizat tjera.
Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodh kurrë në ndonjë shtet tjetër të Evropës, që një fshat me vetëm 150 shtëpi dhe 1200 banor të kontriboj me vlerë kaq të madhe.
Për shkollimin në Llugaxhi mund të flasim që nga viti 1924, Hoxha e fshatit Selman Retkoceri kishte përfunduar fakultetin në Stamboll, (fëmijët e hoxhës Qemali dhe Enveri) përfunduan shkollimin superior, po flasim për mësues që tani më Qemali nuk jeton më dhe vdiq në moshën 90 vjeq.
Jusuf Islami ishte ndër mësuesit e parë në kohën kur Ernest Koliqi kishte dërguar mëse 250 mësues nga Shqipëria që të shpërndanin dije në trojet e Kosovës.
Atëherë kur na erdhën mësues nga Shqipëria ne veq kishim mësuesit tanë.
Llugaxhia në vitin 1945 kishte vetëm 24 shtëpi, referuar një shkrimi të gazetës Rilindja, fshati kishte 24 mësues, sa kishte edhe oxhak.
Është shumë e vërtetë se fshati ka një planimetri dhe rrugë me plan, është i kompletuar me tërë infrastrukturën e duhur duke fillu: Rrugët të drejta të gjëra dhe të asfaltuara, fshati i parë me kanalizim në Lipjan, trotuare dhe ndriqim të rrugëve, terene sportive, sallën moderne të sporteve.
Po i përmendim krejt këto sepse duhet të ju përkujtojmë se 70%, të parave për krejt këto investime i kanë dhënë vet qytetarët. 77 vjetorin e shkollës do ta festojmë sepse mu në këte përvjetor presim të arrijmë shifren 500 qytetar të fshatit me fakultet të kryer dhe shumë tituj akademik si magjistra dhe doktor të shkencave të të gjitha profileve.
Mërgata e Llugaxhisë është ma e mira në Evropë, në Londër kemi dhjetra biznesmen shumë të suksesëshëm të cilët janë të njohur në hoteleri dhe shërbime.
Ne jemi krenar me ta, ata ndihmuan shumë edhe pse nuk ishin të pasur dhe nuk kishin krijuar ndonjë qëndrueshmëri financiare në kohën kur ne kërkuam para prej tyte.
Nuk jemi mbrapa as në punë akademike dhe profesionale.
Ky shkrim doli si rezultat nga një koment i një qytetari i cili për qudi nuk po del ta njoh as për së afërmi Llugaxhinë. Doli i gjatë si koment por për të shkruar për Llugaxhinë dhe llugaxhiasit duhen shumë faqe ndoshta edhe libra sepse është e pamundur të shtjellohet dhe tregohet krejt ajo që do të duhej.
Ejani vizitojeni dhe do të bindeni se fjalët nuk mund ta përshkruajnë realitetin për këte fshat me tipare të një qyteti.

shkroi: Selatin Retkoceri. transmeton:/LipjaniPress.com//

Facebook Comments

Related posts

Pritje madhështore për kryetarin Imri Ahmeti nga banorët e fshatit Bujan(Video+Foto)

lipjanipress

PDK-Lipjan:Kryetari Hajrullahu vizitoi shoqatën e të burgosurve politik në Lipjan

lipjanipress

LDK-Lipjan Reagon Demantim Levizjës Vetëvendosje!(FOTO)

lipjanipress

Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, Fauz Xhemajli priti në takim sot Zëvendësministrin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Shukri Maxhuni.

lipjanipress

Fauz Xhemajli, nënkryetar i Lipjanit

lipjanipress

Ashkalit e Lipjanit të mobilizuar për Zgjedhjet Lokale

lipjanipress

Të mërkurën, në Restorant “Magma” Lipjan, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, z.Kadri Veseli njëherit edhe Kryetar i Kuvendit të Kosovës ka bashkëbiseduar me strukturat e degës së PDK-së në Lipjan,

lipjanipress

Koloneli Daniele Bajata me bashkëpunëtor nga KFORI, vizituan Xhaminë Mulla Sherif Ahmeti Lipjan.

lipjanipress

PDK-Lipjan, nominon z. Shukri Bujën për kryetar të Lipjanit!

lipjanipress

Kanë filluar punimet në ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës “Luftëtarët e Lirisë në fshatin Babush i Muhaxherëve

lipjanipress

Kraishta dhe Varigoci me LDK-në për kryeministrin në ardhje Prof.Dr. Avdullah Hoti

lipjanipress

Kuvendi i Komunës së Lipjanit ka zhvilluar punimet e mbledhjes së 40-të

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli