LipjaniPress

Kurz: Ajo që është dakorduar në Bruksel duhet të zbatohet

Lajme

Beograd – Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz, gajtë vizitës së tij në Serbi, tha se është e rëndësishme që të respektohet ajo që është dakorduar në dialogun e Brukselit.

Përveç kësaj, ai gjithashtu tha se është e rëndësishme që dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës duhet të vazhdojë, raporton agjensia Beta.

Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz, ka biseduar me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq, në Beograd.

Duke u përgjigjur në pyetjen nëse Austria, si anëtare e BE-së dhe vendi kryesues i OSBE-së, mund të ndikojë tek Prishtia që të lejojë formimin e Bashkësisë së komunave serbe, Kurtz ka thënë se është mjaft e qartë se “ajo për të cilën është rënë dakord duhet të respektohet”.

“Ne jemi duke u përpjekur që të kontribuojmë si shtet anëtar i Bashkimit dhe kryesues i OSBE-së, që dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës të jetë i suksesshëm dhe është e kuptueshme që ne do t’a bëjmë këtë”. tha Kurtz.

Ai shtoi se është me rëndësi që dialogu të vazhdojë dhe shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë ata që sinqerisht përpiqen për të.

Kurtz tha se Austria do të bëjë gjithçka për të mbajtur vendet e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht Serbinë, në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

“Edhe pse viti i kaluar ishte e vështirë për BE-në, pozita jonë mbetet e njëjtë – ne duam që vendet e Ballkanit Perëndimor, sidomos Serbia, të mbeten në rrugën drejt BE-së dhe do të bëjmë gjithçka që kjo të vazhdojë”, tha Kurtz.

Duke folur për situatën në rajon Kurtz tha se donte të falënderojë Kryeministrin e Serbisë “për një rol udhëheqës në Serbi dhe rolin konstruktiv në Ballkan”.

“Ballkani mbetet një rajon ku shpesh vie deri te sfida dhe nganjëherë tensionimi, e këtu ka nevojë për politika të matura dhe politikanë që mendojnë për të gjithë rajonin dhe që punojnë shumë që të ketë zhvillim pozitiv”, tha Kurtz./GExpress

Facebook Comments

Related posts

Mesazhi i Votuesit në Fletëvotimin e Ferizajt

lipjanipress

Nëna e dy fëmijëve nxirret nga barku i pitonit gjigant

lipjanipress

Zemaj ironizon me opozitën për Demarkacionin

lipjanipress

Mjeku Lipjanas Xheladin Rizani merr titullin Kardiokirurg (Specialist i Kirurgjisë së zemrës)

lipjanipress

A e dini se kryeministri i Kanadasë është feminist?

lipjanipress

Pallaska tregon se kur do të fillojë punën Gjykata Speciale (Video

lipjanipress

PDK dhe LDK flasin për emrat e mundshëm për garën e Prishtinës

lipjanipress

Reçica: Nëse nuk kalon demarkacioni, PDK e gatshme për zgjedhje

lipjanipress

NJOFTIM: Rezultatet e vlerësimit të përzgjedhjes së ndërtesave përfituese për pjesëmarrje në projektin

lipjanipress

Avokati i Popullit: Kushtëzimi për pagesën e tatimit në pronë, i paligjshëm

lipjanipress

Qeveria dënon aktin kriminal ndaj Vllasit -kryesit të japin përgjegjësi

lipjanipress

Dhjetëra pasagjerë evakuohen pas “eksplodimit në metronë e Parisit”

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli