LipjaniPress

Ngrihet aktakuzë kundër Shukri Bujës dhe 8 ish-zyrtarëve të Komunës së Lipjanit

Lajme Lipjani

Deputeti i PDK-së, Shukri Buja, është njëri prej 10 të akuzuarve për korrupsion nga Prokuroria Speciale, shkruan Gazeta Express. Buja dyshohet se veprën penale që e ngarkon aktakuza e kreu gjatë kohës sa ka drejtuar Komunën e Lipjanit.
Bashkë me ish-kryetarin, në aktakuzë përfshihen edhe 8 zyrtarë të Komunës së Lipjanit dhe një ndërtues.

Aktakuza u bë e ditur të hënën pasdite përmes një njoftimi që Prokuroria e Shtetit e nisi me vetëm inicialet e të akuzuarve. E se a është i akuzuar edhe vetë Shukri Buja, ish-kryetari i Lipjanit thotë se ende nuk ka marrë njoftim zyrtar.

Andaj, i kontaktuar nga Gazeta Express, ai nuk ka pranuar të komentojë akuzat ndaj tij.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër dhjetë (10) të pandehurve për veprat penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 i KPRK-së”, Dhënia e Rryshfetit nga neni 344 paragrafi 1 të KPK-së, Marrja e Ryshfetit nga neni 343 paragrafi 1 të KPK-së, dhe Ushtrimi i ndikimit nga neni 345 paragrafi 1 të KPK-së, Punimet ndërtimore të kundërligjshme nga neni 294 paragrafi 1 të KPK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, ku më pas vetëm jepen inicialet e të akuzuarve SH.B., N.Z., H.G,. M.S., F.R., H.V., E.R., B.R., D.A., B.K..

“Ne mesin e të akuzuarve është një (1) ish Kryetar Komune dhe tetë (8) zyrtarë tjerë të asaj Komune si dhe një (1) ndërtues. Për të cilët ekziston dyshimi i bazuar mirë në kod, se në cilësinë e personave zyrtarë kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtarë, ku kanë tejkaluar autorizimet e tyre, gjithnjë me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete apo për të tjerët dhe me këtë duke i shkaktuar dëm tani të dëmtuarave: komunës në fjalë dhe ndërmarrjeve shoqërore nën menaxhimin e AKP-së, ne atë mënyrë që duke vepruar në bashkëkryerje me dashje direkte, në mënyrë të kundërligjshme, kanë nxjerrë vendime, me të cilat fillimisht kanë eksproprijuar dhe më pas kanë tjetërsuar pronat shoqërore dhe pronat komunale, me qëllim të eksploatimit të xehejes së nikelit. Te njëjtit akuzohen edhe për një varg shkeljesh dhe keqpërdorimesh tjera të kryera me dashje, të përshkruara si në aktakuzë”, thuhet në sqarimin e aktakuzës.

Facebook Comments

Related posts

Rrëfimi i shtatzënës shqiptare që i shpëtoi sulmit në Stokholm

Press Lipjani

Malaria e re e shfaqur në Azi paraqet kërcënim për botën

lipjanipress

Ismet Hajrullahu ‘50% e kabinetit tim do të jenë gra’

lipjanipress

Gjykata kthen taksistët e dëbuar në Aeroportin e Prishtinës

lipjanipress

Nxënësit shqelmojnë dhe përplasin karriget në Shtime(VIDEO)

lipjanipress

Kërkohet ndihmë për shërim jashtë vendit për vëllezërit nga Gjilani

lipjanipress

Kryetari Ahmeti ka vizituar punimet në ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës Topliçan -Grackë

lipjanipress

NATO strikt neutrale ndaj statusit: Nuk ua njeh Mustafës e Thaçit postet që i mbajnë

lipjanipress

Rikthehet prej nesër bora në Maqedoni

lipjanipress

E aksidentuara Violeta Deda ka nevojë urgjente për gjak

lipjanipress

Lajmërim: Edhe pak muaj, vetëm këto vetura mund t’i importoni në Kosovë

lipjanipress

Këto vende do të kenë ndërprerje të rrymës ditëve në vijim

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli