LipjaniPress

Shahini s’mërzitet nga dënimi me burgim, thotë se do të vazhdojë ta udhëheqë AKB’në

Lajme

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve është dënuar nga Gjykata me 18 muaj burg me kusht, për mashtrimin që i ka bërë bankës TEB, por kjo për Shahinin nuk do të ndikojë në mbajtjen e postit të tij.

I pyetur nga Insajderi se nëse një vendim i tillë do të ndikojë në pozitën e tij si kryetari i Aleancës Kosovare të bizneseve, Agim Shahini ka thënë se pavarësisht vendimeve do të qëndroj kryetar i AKB-së.

“Normal që do të vazhdojë të jem kryetari i AKB-së”, ka thënë Shahini.

Sipas Shahinit, posti si kryetar i AKB-së nuk mund të ndryshojë pasi vendimi i gjykatës, të cilin thotë se nuk e ka parë ende, është montim ndaj tij.

“Unë nuk e kam marrë këtë vendim dhe nuk e di çka është ky vendim”, ka thënë Shahini.

Gjykata themelore e Mitrovicës, dega në Vushtrri ka dënuar Agim Shahni, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe vëllanë e tij Skënder Shahini me nga 18 muaj burg, por dënimi nuk do të ekzekutohet në afat prej dy vitesh nëse të pandehurit nuk kryejnë vepra tjera penale.

Shahini, këtë proces e quajti të montuar dhe të sponzorizuar pasi që sipas tij gjykata që nga dita e parë nuk ka dashur të zbardhë një të vërtet por një të pavërtetë.

“Ky është një proces i montuar dhe i sponzorizuar normalisht që në asnjë rrethanë nuk jam fajtor. Kjo çështje nga dita e parë dhe ka me përfundua pozitivisht për mu dhe nuk është diçka çka po dëshirojnë me e nxjerr një të vërtet por një të pavërtetë dhe ndoshta e kanë marrë një vendim kundër meje diçka, por e vërteta qëndron që s’ka asgjë nga kjo punë”, ka thënë Shahini.

Facebook Comments

Related posts

Veliu për plagosjen në Podujevë: Policia ta hetojë rastin

lipjanipress

Lajçak telefonon Vjosa Osmanin, Lutfi Hazirin e Fatmir Limajn, tregon për çfarë biseduan

lipjanipress

Kadri Veseli shpjegon dallimin ndërmjet ‘ktu’ dhe ‘kty’ (Video)

lipjanipress

Rrëfimi i Murat Jasharit për ‘Syrin e Popullit’, paralajmëronte hakmarrje ndaj liderëve politikë dhe fetarë (Video)

lipjanipress

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit

lipjanipress

“The Times” publikon dokumentin sekret: Kush e organizoi grushtin e shtetit në Turqi

lipjanipress

QKUK më saktësisht në zyrat e administratës kishin hyrë persona të dyshuar

Press Lipjani

Reagon Policia e Kosovës: Prania jonë në mjediset serbe rutinore

lipjanipress

Zaev: Ivanov të mos humbë kohë, të na e japë mandatin

lipjanipress

Degjeneron seanca plenare, deputetët e PD “rrethojnë” Tahirin në foltoren e Kuvendit

lipjanipress

ZYRTARE: Avdullah Hoti kandidat i LDK’së për kryeministër

lipjanipress

Familja e Azem Berishës nga Janjeva në përkrahje të z. Hajrullahu

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli