LipjaniPress

Vajza e Xhemajl Mustafës shpreson që Specialja ta zbardhë vrasjen e babait të saj

Lajme

Beriane Mustafa, vajza e Xhemajl Mustafës, i cili ishte këshilltari i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, i ka hedhur sytë kah Gjykata Speciale e Hagës pasi ajo vetëm tek kjo gjykatë shpreson se do të zbardhet fati i vrasjes së babait të saj.

Vajza e këshilltarit të presidentit Rugova, thotë se nëse edhe Gjykata Speciale dështon ta zbardhë këtë rast do të heqë dorë nga kjo pritje e gjatë e saj.

“Nëse, gjykata dështon të zbardhë këtë rast, unë do të mbyllë këtë kapitull pa pritur më gjatë”, tha Beriane Mustafa, për AFP, transmeton Insajderi.

Më 23 nëntor të vitit 2000, Xhemajl Mustafa, ish-bashkëpunëtor i ngushtë i ish-liderit të atëhershëm të Kosovë, Ibrahim Rugova ishte qëlluar për vdekje në shkallët e apartamentit ku ai jetonte. Ai ishte politikan i shquar në Kosovë, dhe drejtonte Qendrën Kosovare të Informimit.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë pohuar se Mustafa kishte marrë plagë të rënda në kokë, prej të cilave edhe u shkaktua vdekja e tij.

Xhemajl Mustafa, ishte këshilltar i ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova dhe një kundërshtar politik i UÇK-së, u vra në hyrje të banesës së tij në vitin 2000.

Facebook Comments

Related posts

Diplomati amerikan: Zgjedhjet e parakohshme nuk janë opsion

lipjanipress

Kryetari Ahmeti i përkushtuar në përmirësimin e kushteve në shkolla

lipjanipress

Grabitet shtëpia e kandidatit për deputet (Video)

lipjanipress

Gratë e mjelin veten si protestë kundër shfrytëzimit të lopëve (VIDEO)

lipjanipress

Shtatzëna me COVID-19 në Kosovë është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe në kujdesin intenziv

lipjanipress

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë- Lipjan.

lipjanipress

SPANJA MUND TA NJOH KOSOVËN, POR KUNDËRSHTON SHKËMBIMIN E TERRITOREVE

Rexhep Isufi

Kryetari Ahmeti viziton ndërtimin e trotuarëve në fshatin Konjuh

lipjanipress

Shala i LDK’së: Si ka mundësi që veturat e Komunës së Prishtinës të shpenzojnë nga 25 litra në 100 km?

lipjanipress

Në kujtim të përvjetorit të Masakrës së Reçakut

lipjanipress

Arrestohet ushtari gjerman, planifikonte sulm terrorist

lipjanipress

Call Center Agent bewerben Sie sich als Mitarbeiter im Kundenservice für Vodafone (Prishtina)

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli