LipjaniPress

Arifaj për iniciativën e Thaçit për pajtim: Ka ardhur koha për të vërtetën

Lajme

Ardian Arifaj, këshilltar i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se qëllimi i themelimit të Komisionit për të Vërtetën dhe për Pajtim, i ideuar nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka qëllim që të arrihet deri tek e vërteta.

“Është komision për të vërtetën. Duhet që të merren të dhënat për viktimat e luftës. Ky komision nuk do ta zëvendësojë drejtësinë. Në fund synojmë që të ndërtohet një narracion për ata. Është koha e duhur për të pajtuar”, ka thënë Arifaj për Radio Televizionin e Kosovës.

Sipas tij qëllimi është që të kemi pajtim të brendshëm në Kosovë, jo me Serbinë.

“Me Serbinë Kosova është duke biseduar në Bruksel. E para është që duhet të arrijmë deri tek e vërteta. Familjarët e të pagjeturve, shoqatat e tyre, kanë qenë të parët që kanë dhënë idenë për këtë komision. Ata kanë dhimbjen e përbashkët dhe qëllimin e përbashkët. Ata më shumë se kushdo tjetër janë të interesuar të dinë se çka ka ndodhur më familjarët e tyre”, ka thënë ai.

Arifaj ka thënë se duhet që të dimë të vërtetën dhe të pranohet e vërteta nga të gjitha komunitetet.

“Ky do të jetë një institucion i qytetarëve të Kosovës, që do t’i raportojë vet qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Arifaj.

Facebook Comments

Related posts

Skandali me mishin e prishur, mësohet sa kilogram kanë hyrë për një vit nga Belgjika në Kosovë

lipjanipress

Nesër në Mitrovicë nisin gërmimet për varrezë të dyshuara masive

lipjanipress

Erdogan lëshon një kërcënim të ri: Kosova të ketë kujdes me Ambasadën tonë në Prishtinë

lipjanipress

Adem Grabovci në seancën gjyqësore dëshmitar i Prokurorisë në gjykimin e Fatmir Limajt(VIDEO)

lipjanipress

Grupi Koha tenton të fitojë financiarisht nga plagosja e Azem Vllasit

lipjanipress

LEKAJ TAKON THAÇIN PAS POLEMIKAVE

lipjanipress

Kastriot Luma, zgjedhet Kryetar në Kuvendin e të Rinjve të Kosovës!

lipjanipress

Kërkohet ndihmë për shërimin e voglushes Elsa Sopa

lipjanipress

PDK-Lipjan:Kryetari Hajrullahu vizitoi fshatin Konjuh!

lipjanipress

Përfaqësuesit e Ashkalinjëve Rreshtohen me Opozitën

lipjanipress

Këshilli komunal i viktimave të dhunës në baza gjinore mban takim pune

lipjanipress

Kosovari akuzohet nga Erdogan për shkak të lidhjeve të afërta me Gulenin

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli