LipjaniPress

Daçiq anulon vizitën në Kroaci, ashpërsohen tonet mes dy shteteve

Lajme

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka anuluar pjesëmarrjen e tij në një takim që do të zhvillohet më 3 mars në Zagreb, me homologët e vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Bashkëpunimit të Europës Juglindore.
Vendimi, ka bërë të ditur dikasteri i drejtuar nga Daçiq, është marrë pas deklaratave të fundit të ministrit të Jashtëm kroat, Davor Stier, kundër parimeve themelore për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe për promovimin e bashkëpunimit rajonal.
Daçiq i është referuar edhe celebrimit në Kroaci të lumturimit të kardinalit Alojzije Stepinac, i akuzuar nga Beogradi për krime lufte dhe mbështetje të regjimit kroat gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Pas kritikave të Daçiqit, shefi i diplomacisë kroate ka mbyllur çdo rrugë komunikimi me homologun serb.
“Kroacia synon të vazhdojë mbajtjen e marrëdhënieve të mira me Serbinë dhe të ruajë një kanal komunikimi me Beogradin, por kjo është e pamundur me ministrin Daçiq”, ka deklaruar ministri Stier. /tch

Facebook Comments

Related posts

Rikthehet prej nesër bora në Maqedoni

lipjanipress

Ministri Gashi mohon akuzat për tentim blerje të telefonit jashtëligjshëm

lipjanipress

Mbahet mbledhja konsultative e bordit të drejtorëve

lipjanipress

Rrëfimi i Murat Jasharit për ‘Syrin e Popullit’, paralajmëronte hakmarrje ndaj liderëve politikë dhe fetarë (Video)

lipjanipress

Tiranë: Del nga shtëpija për të fituar kafshatën e gojës për fëmijet e tij edhe kjo ndodh (Video+Foto)

lipjanipress

Serbia falënderon Vatikanin që s’e njeh Kosovën

lipjanipress

PDK Lipjan: IMRI AHMETI PËRMES NJERËZVE TË TIJ PO SHANTAZHON DHE KËRCËNON VOTUESIT

lipjanipress

Sa trupa e çfarë armë do të kenë Ushtria e Kosovës?

lipjanipress

Prishtinë, arrestohen dy të mitur për posedim të narkotikëve

lipjanipress

Nxënësit në Ferizaj u qëlluan me thikë, ndaj tyre do të merret masa

lipjanipress

Zvicra ka një ofertë për kosovarët që duan pasaportë zvicerane (Foto)

lipjanipress

Ish –Drejtori Arsimit në Prishtinë: Ahmeti të japë përgjegjësi për punësimin e 276 militantëve

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli