LipjaniPress

Letër e hapur për Thaçin: President, nise plotësimin e ligjit për Gjykatën Speciale

Lajme

Shoqata “Familja dhe Shpresa” nga Klina, e cila përfaqëson familjarët e viktimave civile nga masakra e Kralanit e vitit 1999, sot i është drejtuar Kryetarit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me kërkesë publike për të iniciuar në parlamentin vendor plotësimin e ligjit për Gjykatën Speciale për Kosovën (Dhomat e Specializuara) në Hagë, në mënyrë që pos krimeve të pretenduara të individëve të UÇK-së nga prokuroria e kësaj gjykate, kjo gjykatë të merret edhe me krimet e luftës që shteti i Serbisë ka bërë në Kosovë.

Ja letra e tyre e plotë:

Për: Kryetarin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi

Nga: Shoqata “Familja dhe Shpresa”, Klinë

Zotëri Kryetari i Republikës së Kosovës, po ju drejtohemi në emër të familjarëve të 86 viktimave civile të ekzekutuar në fshatin Kralan me 4 Prill vitit 1999, nga ushtria e Serbisë. Në muajin Prill bëhen plot 18 vite që kur më të dashurit tanë u vranë dhe kufomat e tyre u zhdukën e strukturat ndërkombëtare dhe ato vendore të drejtësisë ende nuk e kanë kryer punën e tyre.

Përmes kësaj letre ne kërkojmë nga ju, zotëri Kryetar, që të inicioni në parlamentin e Kosovën plotësimin e ligjit për Gjykatën Speciale për Kosovën (Dhomat e Specializuara) në Hagë të Holandës, e të bëni të mundur që ky ligj të obligojë prokurorinë e kësaj gjykate, që të merret me krimet e luftës që shteti i Serbisë ka bërë në Kosovë, gjatë luftës për liri dhe pavarësi, pos aktakuzave të bazuara në raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të iniciuar nga Dick Marty.

Serbia dhe kriminelët e saj të shumtë, të cilët ende gjenden të lirë dhe të mbrojtur nga qeveria e shtetit fqinjë, ka masakruar afro 13000 civilë shqiptarë në Kosovë, gjatë luftës sonë për liri dhe pavarësi të viteve 1998-1999. Kërkojmë nga ju, zotëri Kryetar, që të përdorni kompetencat kushtetuese (shih: neni 84, pika 6) e të përkrahni kërkesën tonë duke e futur në rendin e ditës të parlamentit të Kosovës plotësimin e këtij ligji gjysmak dhe të hapni rrugën që në këtë gjykatë të gjykohen e ndëshkohen Serbia dhe përgjegjësit serbë për vrasjen e më të dashurve tanë në fshatin Kralan dhe të të gjithë civilëve të tjerë të Kosovës gjatë luftës për liri dhe pavarësi. Tash e pesë muaj shoqata e jonë, e cila përfaqëson familjarët e viktimave civile të ekzekutuara nga ushtria e Serbisë, ka bërë disa kërkesa si kjo tek deputetët shqiptarë të Kosovës; kryetarët e partive parlamentare shqiptare si dhe Kryetari i Parlamentit të Kosovës, por deri më tash asnjë prej tyre nuk na është përgjigjur pozitivisht lidhur me kërkesën tonë.

“Ndjehemi të zhgënjyer me formën e tashme të ligjit të miratuar i cili i anashkalon krimet e Serbisë të bëra ndaj civilëve shqiptarë të Kosovës. Ndjehemi po aq të zhgënjyer me injorimin që partitë politike, pra edhe ish-partia e juaj, është duke i bërë kërkesës sonë. Ndjehemi të zhgënjyer me heshtjen e tyre të pa arsyeshme dhe të çuditshme.” “Ju zotëri Kryetar e keni përkrahur këtë ligj kur keni bindur deputetët e ish-partisë suaj dhe të tjerët nga koalicioni qeveritar i tashëm dhe keni bërë të mundur miratimin këtij tij gjysmak. Ju zotëri Kryetar duhet që ta bëni të plotë këtë ligj dhe t’i hapni rrugë kërkesës sonë për drejtësi edhe për viktimat civile shqiptare të Kosovës”.

Jemi të sigurt se nuk ka nevojë që t’ju përkujtojmë se ishte Serbia e Sllobodan Millosheviqit, e Aleksandar Vuçiçit, e Ivica Daçiçit, Ljubisa e Dikoviçit…e njerëzve të tjerë si ata, ajo e cila ishte agresore në Kosovë, e Kosova dhe populli shqiptar i saj ishte viktimë e kësaj organizate shtetërore kriminale që masakroi bashkëqytetarët tanë.

Ligji për Dhomat e Specializuara është një ligj selektiv. Ky ligj gjysmak godet rëndë fjalën ‘drejtësi’. Ne, familjarët e viktimave në fshatin Kralan insistojmë që ky ligj të përmirësohet, plotësohet dhe drejtësia e plotë të gjej vendin e vet edhe për viktimat shqiptare duke dërgohen para kësaj gjykate përgjegjësit serbë të këtyre krimeve të luftës në Kosovë.

Shpresojmë se ju zotëri Kryetar, do të na përgjigjeni pozitivisht ndaj kërkesë sonë dhe se do të keni vullnetin dhe guximin që të thyeni heshtjen e partive politike shqiptare të vendit tonë.

Kërkojmë nga ju, zotëri Kryetar që të përdorni urgjentisht kompetencat tuaja kushtetuese e të ktheni për rishqyrtim në parlament këtë ligj gjysmak, i cili në formën e miratuar është madje edhe turpshëm, sepse e kurseu Serbinë dhe kriminelët e saj nga përgjegjësia për masakrat e bëra ndaj më të dashurave tanë dhe krejt viktimave të tjera shqiptare nëpër tërë Kosovën.

Facebook Comments

Related posts

LDK-Lipjan:Në Qylagë do të funksionalizojmë Zonën Ekonomike

lipjanipress

Veliu për plagosjen në Podujevë: Policia ta hetojë rastin

lipjanipress

Ja se kur fillon Muaji i Ramazanit (Foto)

lipjanipress

30 ditë paraburgim për dy hakerët kosovarë

lipjanipress

Shteti po humbet mijëra euro nga mos shitja e pasurisë së sekuestruar (Video)

lipjanipress

13-vjeçarja nga Vushtrria ka nevojë për ndihmë, i duhen 40 mijë euro për transplatimin e veshkës

lipjanipress

Mustafa: Kosova, model rajonal në fushën e të drejtave të njeriut

lipjanipress

Pështyhet e quhet tradhtar gazetari maqedonas që raportoi për zyrtarizimin e gjuhës shqipe

lipjanipress

Medikamente me vlerë 240 mijë dollarë për QKUK nga Direct Relief

lipjanipress

Florim Shala jep dorëheqje nga të gjitha funksionet në PDK në ditën e zgjedhjeve

lipjanipress

Lideri i AAK’së: Është nder të vizitohen dëshmorët pas një dite të rëndësishme

lipjanipress

Mediat kroate: Serbët dëbuan kroatët nga Janjeva e Kosovës

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli