LipjaniPress

Kryeministri i frikësohet gazit lotsjellës, bën thirrje opozitës të mos bllokojë e izolojë Kosovën

Lajme

Shefi i Qeverisë, Isa Mustafa ka reaguar pas paralajmërimeve se mund të kthehet gazi lotsjellës duke thënë se një veprim i tillë nuk i ndihmon Kosovës. Ka thënë se zgjidhje më e keqe aktualisht është të mbahen të izoluar qytetarët e Kosovës përmes bllokimit të shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi që është vënë kusht për liberliaizimin e vizave.

“Kufiri përcaktohet me argument, jo me pozicionime politike e as me gaz lotsjellës të cilin dikush po e ndjell. Gazin mund t’ia hedhim vetes tonë, sikurse edhe bllokimin, por kufirin nuk e ndryshojmë as me njërën e as me tjetrën. Prandaj duhet të jemi të ndërgjegjshëm se kemi të bëjmë me interesin e qytetarëve tanë, të të gjithë vendit”, ka shkruar Kryeministri Mustafa, në FB.

“Zgjidhja më e keqe dhe më e dëmshme është ti mbajmë qytetarët e izoluar. Kjo nuk mund të arsyetohet me asnjë kauzë politike. Nuk besoj se as qytetarët e Rugovës, të cilëve sikurse edhe tërë Kosovës u janë bërë padrejtësi historike, e dëshirojnë këtë izolim. Im”, ka shtuar ai.

Postimi i plotë i Kryeministrit

Të nderuar qytetarë,

Problemet e vendit nuk zgjidhen duke u pozicionuar në istikame politike. As duke ndjellë gaz lotsjellës në Kuvend.

Është mirë të mendojmë thellë e arsyeshëm, të vejmë në shërbim logjikën shtetërore para se të japim deklarata.

Qeveria dhe institucionet e shtetit kanë bërë përpjekje që në të gjitha kundërshtimet e opozitës për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi të bëjë edhe një hap për të ofruar argumente se Kosova nuk po humb territor. Nga Presidentja Jahjaga është themeluar Komisioni Ndërkombëtar i cili ka përfunduar se kufijtë me Malin e Zi janë ata që kanë qenë edhe më parë, se nuk ka ndryshim të vijës kufitare.

Departamenti i Shtetit të Shteteve të Bashkuara, pasi ka analizuar gjendjen, ka deklaruar se kufijtë janë në suaza të atyre që është njohur pavarësia e Republikës së Kosovës. Në të gjitha rastet qytetarët e Kosovës u kanë besuar SHBA-ve; ato na u gjetën në momentet më të vështira kur ishte rreziku të zhbëhet populli ynë; shtrohet pyetja pse sot dikush të mos u besoj?!

Tani po presim rezultatet edhe të një komisioni të themeluar nga Qeveria për të vërtetuar se sa është territori i Republikës së Kosovës, përkatësisht se a ka ndryshim të territorit pas gushtit të vitit 2015, kur është nënshkruar Marrëveshja për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Kufiri përcaktohet me argument, jo me pozicionime politike e as me gaz lotsjellës të cilin dikush po e ndjell. Gazin mund t’ia hedhim vetes tonë, sikurse edhe bllokimin, por kufirin nuk e ndryshojmë as me njërën e as me tjetrën. Prandaj duhet të jemi të ndërgjegjshëm se kemi të bëjmë me interesin e qytetarëve tanë, të të gjithë vendit. Me shënimin e vijës kufitare nuk do të lejohet të humb askush tokë por as nuk do ti epet askujt tokë, të cilën nuk e ka administruar Kosova në kohën kur ka shpallur pavarësinë. Është Deklarata e Pavarësisë ajo që rregullon territorin që përkufizon Kosovën.

Si pjesëtarë të institucioneve të Kosovës, të gjithë ne, kemi përgjegjësi për shtetin tonë, për qytetarët e Kosovës. Kemi përgjegjësi edhe për interesat strategjike të vendit, që ndërlidhen me integrimet euroatlantike. Nuk ka asnjë arsye, që kur është interesi i vendit, të mos jemi unik dhe të ndërgjegjshëm.

Zgjidhja më e keqe dhe më e dëmshme është ti mbajmë qytetarët e izoluar. Kjo nuk mund të arsyetohet me asnjë kauzë politike. Nuk besoj se as qytetarët e Rugovës, të cilëve sikurse edhe tërë Kosovës u janë bërë padrejtësi historike, e dëshirojnë këtë izolim. im

Facebook Comments

Related posts

Arifi: Komunistit Riza Halimi i pengonin sukseset që ia sollëm Preshevës

lipjanipress

Zgjedhjet e përgjithshme mbahen në fund të majit

lipjanipress

Poeti Lulzim Tafa në revistën “The World Poets Quarterly”

Press Lipjani

Vetëvendosje: Do ta hetojmë SHIK-un dhe vrasjen e Elvis Pistës, Enver Zymberajt…

lipjanipress

Zaev: Ivanov të mos humbë kohë, të na e japë mandatin

lipjanipress

Komandanti i KFOR’it nuk e përkrah Ushtrinë e Kosovës

lipjanipress

Kryetarët e Komunave vizitojnë Ramush Haradinajn në Francë

lipjanipress

Hajrullahu ” Me Jetën e Re do t’i sjellim Lipjanit jetën e re”

lipjanipress

Janjeva dhe janjevasit të paluhatshëm, gjithmonë LDK

lipjanipress

Ashkalit e Lipjanit të mobilizuar për Zgjedhjet Lokale

lipjanipress

Mediat serbe paralajmërojnë ndërtimin e një muri të ri në Veri

lipjanipress

Thaçi se përjashton mundësinë që LDK-së t’ia jap mandatarin e dytë!

Granit
Albanian
Kalo te paneli