LipjaniPress

Komisioni për matjen e territorit nesër publikon raportin, nuk i bën përshtypje dorëheqja e Humollit

Lajme

Komisioni i ekspertëve për Matjen e Territorit të Republikës së Kosovës, që nga sot do të ketë një anëtar më pak. Nga ky Komision u largua Fitim Humolli, i vetmi gjeograf në përbërjen e tij

Fitim Humolli, profesor i Gjeografisë në UP, i cili ishte emëruar më parë anëtar i Komisionit për Demarkacion, sot gjatë ditës e ka lëshuar mbledhjen e fundit të Komisionit për Matjen e Territorit në mënyrë demonstrative, me arsyetimin se në këtë komision po bëhen shumë shkelje profesionale.

Por, dorëheqja e tij siç duket nuk u ka bërë përshtypje zyrtarëve të këtij Komisionit.

Kontaktuar nga Gazeta Express, Tomor Qela, zëdhënës i këtij komisioni, ka thënë se Humolli gjatë gjithë procesit për matjen e territorit ka qenë imponues në diskutime.

“Sot gjatë ditës, zyrtari Humolli rreth 30 minuta pasi që ka filluar mbledhja e komisionit, ne mënyrë demonstrative e ka lëshuar sallën, edhe pse gjatë gjithë kohës ka qenë imponues në diskutime, mirëpo sot 30 minuta pasi ka filluar takimi e ka lëshuar sallën”, ka thënë Humolli për Gazetën Express.

Ndërkohë që nesër grupi i ekspertëve për Matjen e Territorit, në Qeverinë e Kosovës, do ta paraqesë draftin e parë të raportit për matjen e Demarkacionit.

Pas paraqitjes së tij, që nga që nga data 21 deri më 25 janar ky Komision do të presë diskutimet publike dhe pastaj dot ë bëhet përmbyllja e raportit përfundimtar.

“Ne sot kemi punuar normalisht, gjithçka ka shkuar sipas dokumentacionit, rregullave dhe ekspertizës profesionale. Ne do të vazhdojmë punën si zakonisht nesër do të përfundojmë rezultatin e draft raportit, presim komente, diskutime, gjatë katër ditëve diskutim publik, dhe pastaj do ta përmbyllim raportin përfundimtar, si dhe demarkacionin faktografik”, ka thënë për Express, Qela.

Sipas tij, anëtarët e grupit të ekspertëve kanë bërë disa të gjetura, të cilat do të bëhen publike nesër.

“Ka të gjetura në këtë raport të cilat do të bëhen publike nesër”, ka thënë ai.Por në letrën e dorëheqjes së tij, i vetmi gjeograf që ishte pjesë i këtij komisioni, Fitim Humolli, ka hedhur dyshime për profesionalizmin e këtij komisioni.

“Kishte institucione e organizata të panevojshme për pjesëmarrje në këtë Komision dhe mjerisht kishte anashkalime thelbësore-qënsore të institucioneve ose organizatave profesionale që në kushtet normale, dhe me institucione të përgjegjshme do të duhej të ishin bartësit profesional të këtij procesi”, thuhej në letrën e dorëheqjes së Humollit.

E për përbërjen e Komisionit të ekspertëve për Matjen e Territorit të Republikës së Kosovës, ankesa ka drejtuar edhe partia opozitare në vend, AAK. Kjo e fundit e ka përshëndetur vendimin për dorëheqje Fitim Humollit.

Sipas AAK-së, Komisioni që drejtohet nga kryetari i Akademisë, Hivzi Islami, është artificial, andaj inkurajojnë edhe anëtarët tjerë ta braktisin atë.

Facebook Comments

Related posts

92 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Kolumbi

lipjanipress

Reshitaj tregon planet për luftimin e ndotjes së ambientit

lipjanipress

KQZ: Votuan 43.82 për qind e qytetarëve me të drejtë vote

lipjanipress

Paraburgim të Dyshuarit për Sulmin ndaj Gazetarit Vehbi Kajtazi

lipjanipress

Ministria e Bujqësise nuk ka mjete të mjaftueshme per ti permbushur kërkesat e fermerëve të dëmtuar nga Natyra.

lipjanipress

Filloj ndërtimi i sallës së sporteve në Rufc të Ri

lipjanipress

Thaçi: Progresi nëntëvjeçar i Kosovës është vlerësuar nga Trump dhe liderët europianë (Video)

lipjanipress

Trump këshillohet që të pranojë Malin e Zi në NATO

lipjanipress

Aeroplanët luftarakë të Izraelit e sulmojnë Rripin e Gazës

lipjanipress

Nga sot ndërpres aktivitetin tim politikë në PDK.

lipjanipress

Këto janë arsyet që Prokuroria ngriti aktakuzë kundër Shukri Bujës dhe 8 bashkëpunëtorëve të tij

lipjanipress

Ky është parashikimi i motit për sot

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli