LipjaniPress

Kryeakademiku serb: Demografia në Serbi është problem i të gjitha problemeve

Lajme

Presidenti i Akademisë së arteve dhe shkencave të Serbisë (SANU), Vladimir Kostiq, paralajmëroi se përqindja e njerëzve me arsim të lartë që po largohen nga Serbia është 11 herë më e lartë se sa në vitet shtatëdhjetë.

Ai theksoi se “Serbia po e eksporton të ardhmen e vet”.

Kostic tha se në kuadër SANU është formuar Komiteti për diasporën shkencore dhe artistike. Ai tha se nuk ka iluzione se do të kthehen ata që filluan karrierën e tyre jashtë vendit, por se qëllimi është për të krijuar lidhje më të forta me ta, raporton agjensia Tanjug.

Akademiku Kostiq, në takimin “Drejt një të ardhme më të mirë demografike të Serbisë”, të mbajtur në SANU, ka thënë se problemi demografik në Serbi “është problemin i të gjitha problemeve, dhe se të gjitha problemet e tjera dalin prej tij”.

“Që nga fillimi i mijëvjeçarit, ne kemi humbur më shumë se gjysmë milioni njerëz. Aspekti i migrimi nuk është aq dominues” tha Kostiq, duke shtuar se që nga viti 1930 në Serbi ka tendencë që të ketë më pak fëmijë sesa numri i nevojshëm për riprodhimin e thjeshtë.

Ai tha se gratë me arsim të lartë tani lindin mesatarisht 1.37 fëmijë, ndërsa për riprodhimin e thjeshtë ka nevojë për 2.1 fëmijë.

“Koha e bërjes nënë po shtyhet, por për këtë nuk duhet akuzuar grate sepse fajtorë për këtë janë shumë faktorë shoqërorë, socialë, politikë dhe historikë”, shpjegoi Kostiq.

Ai shtoi se në qoftë se merren masat më të mira për të adresuar çështjen demografike, efektet e para mund të pritet për një dekadë ose dy./Express/

Facebook Comments

Related posts

Rrëzohet aeroplani luftarak amerikan që po shkonte drejt Koresë së Veriut (FOTO)

lipjanipress

Beteja moderne e Kosovës – Thaçi i jep ujë Vuçiqit (Foto)

lipjanipress

Konflikti Kosovë-Serbi – këta janë katër skenarë të mundshëm

lipjanipress

Shtyhet Gjykimi ndaj ish-deputetit Hetem Arifi nga PAI, për Përvetësim të Parave

lipjanipress

PDK të gatshëm për fushatën zgjedhore

lipjanipress

Nipi i Adem Jasharit ia ktheu pushkën KFOR-it (Video)

lipjanipress

Krasniqi për bisedën e Thaçit me Vuçuiqin: Kush u gëzua më shumë

lipjanipress

Organizatat e Shoqërisë Civile të Komunës së Lipjanit shqyrtuan prioritetet e programit ReLOad

lipjanipress

Shkupi reagon ndaj Edi Ramës: Mos u merr me Maqedoninë

lipjanipress

Deda: Partia jonë në maj del me kandidatin për Prishtinë

lipjanipress

Zyrtare: LDK dhe AKR arrijnë marrëveshje për koalicionin

lipjanipress

Hoxhaj: Me këtë territor të Kosovës na kanë njohur 114 shtete

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli