LipjaniPress

Projektrezoluta e PE-së: Lista Srpska të ndahet nga Beogradi dhe të punojë për Kosovën

Lajme

Parlamenti Evropian kërkon që autoritetet e Kosovës që “menjëherë të themelojnë Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”.

Gjithashtu, në Projektrezolutën për Kosovën të miratuar nga Komiteti i Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, thuhet se kjo duhet të bëhet në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Në Projektrezolutën, e cila më pas në seancë plenare duhet të miratohet nga Parlamenti Europian, thuhet se ende nuk ka filluar hartimi i statutit të Asociacionit të Komunave Serbe, i cili në dokument shënohet si “Asociacion”, ashtu siç e quajnë institucionet në Kosovë, raporton agjensia Beta.

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, deputetja austriake e të “gjelbërve”, Ulrike Lunacek, ka përgatitur një raport që shërbeu si bazë për projektrezolutën. Ajo kërkon përsëri nga pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë këtë, duke pretenduar se do të “kontribuojë në normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës”.

Po ashtu “urgjentisht kërkohet nga drejtuesit e komunitetit serb në Kosovë, që pozitën dhe rolin e tyre në tërësi t’a integrojnë në institucionet e Kosovës, që të ndahen nga Beogradi dhe të punojnë në mënyrë konstruktive për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës”.

Në dokumentin të cilin e diskuton Komiteti i Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, shprehet “shqetësim lidhur me strukturat ende ekzistuese paralele serbe, dhe ka kërkuar largimin e tyre”.

Eurodeputetët “i bëjnë thirrje palëve të interesuara që të gjejnë një zgjidhje të pranueshme dhe të kënaqshme për gjendjen e kompleksit të minierave të Trepçës”.

Ata u shprehën të kënaqur në arritjen e marrëveshja Kosovë-BE për Asocim dhe nënvizojnë se “është shqetësuese që parlamenti i Kosovës ka ngecur plotësisht në ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi”. Ata thonë se liberalizimi i regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës mund të pritet vetëm kur autoritetet në Prishtinë e plotësojnë këtë dhe kushtet e tjera.

Një kusht tjetër i rëndësishëm është, siç theksohet, “që të arrihen rezultate të prekshme në dënimin e personave të nivelit të lartë për korrupsion dhe krim të organizuar”.

Eurodeputetët “shprehin përsëri shqetësimin në lidhje me ritmin e ngadaltë të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, dhe për shkak se “nuk është i nënshtruar drejtësisë, veçanërisht në veri të Kosovës”.

Krijimi i një gjykate të veçantë në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera në Kosovë në projekt-rezolutën është referuar si një “hap vendimtar për të siguruar drejtësinë dhe pajtimin”.

Gjithashtu mirëpret fakti që Kosova ka marrë statusin e vëzhguesit në Këshillin e Evropës dhe “i bëhet thirrje Serbisë që të mos ndërhyjë në anëtarësimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtarë dhe rajonalë”. /Express/.

Facebook Comments

Related posts

Vuçiq: Po të flisja si Thaçi do të më varnin në Terazi

lipjanipress

Përurohet projekti “Sistemi i unifikuar i adresave” në Komunën e Lipjanit(FOTO)

lipjanipress

Quni nuk tregon se si do të votonte për demarkacionin

lipjanipress

Shpërthen dhuna në protestën për 22 vjeçarin e dhunuar nga policia në Francë (Foto)

lipjanipress

Edhe një tjetër “shqiponjë” shfaqet në ushtrinë greke (foto)

lipjanipress

Dënohet me dy vjet burg ish-ministri i Brendshëm i Francës

lipjanipress

AKR deri nesër vendos se me kë do të bëjë koalicion

lipjanipress

Brukseli, liderëve të Kosovës dhe Serbisë: Qetësohuni

lipjanipress

Acari lë gropa me përmasa shqetësuese në Rrugën e Kombit

lipjanipress

“Shkrihen” marrëdhëniet SHBA – VV. Zv/ndihmës sekretari amerikan takim me Visar Ymerin

lipjanipress

Lekaj: I shpjegova Fajonit se AAK nuk është kundër Demarkacionit, por kundërshton humbjen e territorit

lipjanipress

Çka u tha për Kosovën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Serbisë?

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli