LipjaniPress

Haradinaj: Po mbahem peng në Francë

Lajme

Ndalimin e tij në Francë, Ramush Haradinaj e ka cilësuar si mbajtje peng, që vjen si pasojë e veprimeve politike të lidershipit të Serbisë.

Ramush Haradinaj, pritet të dalë të enjten, më 2 mars, para gjykatës franceze në Colmar. Ish-kryeministri i Kosovës, aktualisht lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është ndaluar nga policia franceze më 4 janar, në bazë të një urdhër- arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit.

Ai akuzohet nga drejtësia e Serbisë për krime lufte. Nisur nga këto akuza, Prokuroria Speciale e Serbisë, pati paraqitur dhe kërkesën për ekstradimin e Haradinajt në Serbi.

Por, gjykata franceze, në seancën e mbajtur më 9 shkurt, nuk vendosi përfundimisht për këtë rast, duke e lënë Haradinajn nën masën e lirimit me kusht dhe duke e shtyrë vendimin për datën 2 mars.

Para kësaj seance gjyqësore, autoritetet serbe, kishin deponuar materiale shtesë, çka besohet se kishte ndikuar që gjykata në Colmar, të zvarriste marrjen e vendimit përfundimtar.

Por, Haradinaj, kishte deklaruar se fletë-arresti ndaj tij është i motivuar politikisht nga autoritetet serbe.

Haradinaj i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ndalimi i tij nga autoritetet franceze nuk është dashur të ndodh fare, ngase fletë-arrestet serbe, ka vijuar ai, janë të pakuptimta. Urdhër-arrestet serbe, ka thënë ai, nuk po respektohen tashmë nga vendet shumë shtete, si Gjermania, Britania e Madhe e vende tjera.

Ndalimin e tij në Francë, Haradinaj e ka cilësuar si mbajtje peng, që vjen si pasojë e veprimeve politike të lidershipit të Serbisë.

“Nikoliq, Vuçiq e Daçiq kanë qenë pjesë e strukturave të Millosheviqit që u kanë shkaktuar tragjedi popujve të Ballkanit, prej Bosnjes, Kroacisë dhe Kosovës. Asnjëri nga ta nuk ka kaluar nëpër ndonjë gjykatë, qoftë vendore apo ndërkombëtare. Ndërkaq unë kam kaluar para (nën një proces gjyqësor) një gjykate ndërkombëtare e cila e ka filtruar, pra e ka dhënë pafajësinë time, për luftën gjatë vitet 1998 – 1999”, ka thënë Haradinaj.

“Jam shqiptar. Kam lindur shqiptar. I detyriohem popullit dhe vendit tim dhe për këtë jam krenar. I mbetem besnik popullit dhe vendit tim dhe nuk njoh jurisdiksion serb mbi mua”, është shprehur Haradinaj.

I bindur se do të shpallet i vendimi për lirimin e tij, Haradinaj ka thënë se në Kosovë e presin shumë punë.

“Nuk e kemi mirë gjendjen me qeverisjen, me rendin e ligjin dhe me shumë aspekte të jetës dhe unë besoj se kemi shumë punë”, ka theksuar Haradinaj.

Edhe avokati i tij, Arianit Koci ka shprehur bindjen e tij se Haradinaj do të lirohet, më 2 mars.

Ndërkaq, ekspertë të çështjeve penale, kanë deklaruar se ka ende gjasa që procesi të zvarritet, për shkak se organet kompetente të drejtësisë në Francë, nisur nga gjykatat, duhet të shqyrtojnë qëndrueshmërinë, vlefshmërinë dhe vërtetësinë e provave që Serbia i ka deponuar për këtë rast.

Pas aktakuzës së parë të ngritur ndaj tij nga Tribunali i Hagës për krime lufte në territorin e ish-Jugosllavisë, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pati dhënë dorëheqje nga posti më 8 mars të vitit 2005, vetëm disa muaj pas marrjes së detyrës.

Ai ishte dorëzua vullnetarisht në Gjykatën e Hagës. Në vitin 2008, Gjykata e Hagës e shpalli atë të pafajshëm. Katër vjet pas u bë rigjykimi i tij, po në Tribunalin e Hagës. Por, në vitin 2012, Ramush Haradinaj serish u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat që e ngarkonin atë për krime lufte.

Haradinaj ishte komandant i lartë i ish-UÇK-së. Kurse pas luftës, ai ishte themelues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kryetar i të cilës është edhe sot. /REL

Facebook Comments

Related posts

Vuçiq: Serbia ruan paqen në rajon, nuk pranojmë krijimin e ushtrisë së Kosovës

lipjanipress

Kurti: pas 11qershorit populli do ta ketë ndihmen tonë sikurese edhe bizneset tjera në Kosovë në mënyrë që ta rrisim punësimin e popullsisë dhe bugjetin e shtetit dhe zhvillimin e ekonomisë të vendit.(VIDEO+FOTO)

lipjanipress

Pushimet e Ivanka Trump me të dashurën e Vladimir Putinit në Dubrovnik (Foto)

lipjanipress

Rrëfimi i Hamëz Jasharit, pak ditë para sulmit nga forcat serbe (Video)

lipjanipress

LËVIZJA VETËVENDOSJE-LIPJAN: GADIMJA DËSHMON PËRKRAHJEN PËR SELATIN RETKOCERIN DHE LËVIZJEN VETËVENDOSJE!

lipjanipress

Vendet që do të mbesin pa rrymë gjatë ditëve në vijim

lipjanipress

Mustafa: PDK dështoi në Qeveri, u dorëzua edhe para AAK’së

lipjanipress

Aksidentohet për vdekje motoristi shqiptar në Zvicër

lipjanipress

Telashe të mëdha me ngrohje në shkollat e Prishtinës

lipjanipress

Këto janë nënat që gatuan për refugjatët dhe ushtarët e UÇK-së (VIDEO)

lipjanipress

AKR deri nesër vendos se me kë do të bëjë koalicion

lipjanipress

Shala i LDK’së: Si ka mundësi që veturat e Komunës së Prishtinës të shpenzojnë nga 25 litra në 100 km?

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli