LipjaniPress

Mohgerini ndryshon agjendën, në Kosovë vjen të shtunën

Lajme

Prfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini, sot ka filluar turneun e saj në shtet e Ballkanit. Por, rruga e saj drejt Kosovës është shtyrë edhe për një ditë.

Vizitën e paraparë që ta zhvillojë të premten në Prishtinë, ajo do ta zhvillojë ditën e shtunë. Mogherini ka Kosovën të fundit në listën e vizitave në shtetet e Ballkanit.

Mogherini do të arrijë në kryeqytetin kosovar me 4 mars, që në fakt është edhe vizita e saj e fundit si pjesë e këtij turneu katër ditor në Ballkan.

Siç bëhet e ditur në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian, ajo do të vizitojë edhe qytetin e ndarë të Mitrovicës.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, politikania italiane do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Isa Mustafa, si dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli, njofton gazetametro.

Përndryshe, turneun e filluar sot në Mal të Zi, ajo do ta vazhdojë në Bosnjë ku do të qëndrojë në datën 2 mars, pastaj në Serbi dhe Shqipëri, pasiqë që të dy vendet do t’i vizitojë në të njejtën ditë, me 3 mars.

Facebook Comments

Related posts

S.Pacolli: MS QUALITY Zyrtarisht fillon punën. (Video)

lipjanipress

Resul Sinani konfirmon se do t’i bashkohet Nismës së Fatmir Limajt

lipjanipress

Rrëzohet aeroplani luftarak amerikan që po shkonte drejt Koresë së Veriut (FOTO)

lipjanipress

Sot dita e fundit e kualicionëve zgjedhore sapo u lidh një Kualicion zyrtarisht

lipjanipress

Maqedoni – Nga 2.900 bursa vetëm 373 për studentët shqiptarë

lipjanipress

Merkel për herë të parë pas grusht-shtetit viziton Turqinë

lipjanipress

Familja e komandant Drinit pranojnë dekoratë nga Presidenti Thaçi

lipjanipress

Mungesa e informacioneve për Sirinë, i ka radikalizuar kosovarët

lipjanipress

Drama e avionit britanik në Danimarkë (Foto)

lipjanipress

Eskalojnë raportet mes Turqisë e Holandës

lipjanipress

Gjermania numër rekord vendesh të lira pune

lipjanipress

Kreu i Bashkisë së Kukësit i prerë: S’ka takim me Ramën nëse nuk liron kuksianët

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli