LipjaniPress

Reagon Ali Ahmeti: Deklarata e partive shqiptare nuk cenon shtetin e Maqedonisë

Lajme Maqedoni

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar pas vendimit të presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, për të mos i dhënë mandatin për krijimin e qeverisë liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.

Ahmeti ka thënë se deklarata e përbashkët e partive shqiptare, pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, nuk ishte cenim për shtetin maqedonas e as nuk ishte bërë për ndarje ndëretnike.
Sipas Ahmetit, partitë shqiptare nuk janë fajtore për krizën e shkaktuar në Maqedoni dhe ka kërkuar nga të gjithë shqiptarët që të ruajnë gjakftohtësinë.

Ky është postimi i Ali Ahmetit në Facebook:

Qysh para zgjedhjeve të vitit të kaluar, ftova partitë opozitare shqiptare që të bashkohën në mënyrë që mos të humbasin shqiptarët nga percarja e madhe e votave. Kjo nuk ndodhi dhe shqiptarët humbën 9 mandate deputetësh në Kuvendin e Maqedonisë. Më pas, si fitues i zgjedhjeve dhe drejtues i partisë më të madhe shqiptare, kam ftuar partitë parlamentare shqiptare në takim të përbashkët në Shkup për të bashkërenduar agjendën tonë për rrumbullakësim të Marrëveshjes së Ohrit dhe arritjen e barazisë.

Në këtë takim në Shkup, harmonizuam qëndrimet rreth pritshmëritë e shqiptarëve dhe e këtë e kam thënë në çdo prononcim timin publik që Deklarata e përbashkët e partive parlamentare shqiptare të Maqedonisë është dakorduar dhe shkruar në Shkup dhe për bazë ka programet zgjedhore të të gjithë garuesve shqiptar në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Kjo deklaratë në asnjë mënyrë a po formë nuk cenon shtetin, karakterin unitar e as që bën fjalë për federalizim a po ndarje.

Partitë shqiptare nuk ishin shkas për krizën sistemore në vend dhe duke patur këtë parasysh, ftoj partitë politike shqiptare që të përmbahen nga të shëndëruarit të krizës sistemore dhe brendaetnike në një përplasje ndëretnike midis dy komuniteteve shumicë të këtij vendi.

Gjithashtu, ftoj partitë politike maqedonase që të përmbahen në shprehjen e pakënaqësisë së tyre nga implikimi i elementit ndëretnik për arsye të ndjeshmërisë së shoqërisë sonë.

Juve të nderuar qytetar, ju ftoj që të ruani gjakëftohtësinë dhe mos të lejojmë që asnjëri nga ne të bie pre e skenareve dashakeqe që kanë origjinë adresa të dyshimta për ne.

Ky është një problem politik dhe partitë politike si dhe institucionet e vendit do të gjejnë zgjidhjen më të mirë për qytetarët, por në ndërmjet kohë, ta besojmë bashkarisht të vërtetën e jo trillimin.

Facebook Comments

Related posts

Haradinaj për AFP: Dialogu mund të vazhdojë vetëm nëse Serbia e njeh Kosovën

lipjanipress

Kërcënimi Trump – Kina paralajmëron luftë me SHBA

lipjanipress

Familja e Selatin Bajramit nga Medveci bëhet me shtëpi të re

lipjanipress

Këshlltarëve të Komunës së Lipjanit nuk u lejohet qasja në dokumentet zyrtare

Rexhep Isufi

Deputeti i PS-së vizitë në familjen e Klement Balilit, ja çfarë thotë për “Eskobarin e Ballkanit

lipjanipress

Policia në autobus të ‘Plisave’ gjeti 33 shishe me koktej molotovi

lipjanipress

Ta ndihmojmë invalidin e luftës Irfan Xhaferin

lipjanipress

Policia: Disa raste penale dhe 14 incidente të ndryshme gjatë zgjedhjeve

lipjanipress

Kur Slobodan Milosheviq i premtonte turmës në Beograd arrestimin e Azem Vllasit (VIDEO)

lipjanipress

Merkel paralajmëron Trumpin për masat proteksioniste

lipjanipress

Hoxha: Askush s’ka informata për arrestimet e Speciales (Video)

lipjanipress

Shefi i NATO’s: Do t’i rezistojmë ndikimit rus në Ballkan

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli