LipjaniPress

Zvicra e dëbon kosovaren pasi ia morri “socialit” 235 mijë franga

Lajme Nderkombëtare

Fjala është për rastin e gruas nga Kosova me banim në Thun, Kantoni i Bernës, të cilës i ishte anuluar e drejta e qëndrimit të përhershëm në Zvicër, pasi që është konstatuar se ka përfituar pa të drejtë rreth 235 mijë franga të ndihmave sociale

Gruaja nga Kosova duhet të lëshojë përfundimisht Zvicrën. Gjykata Federale, shi shkalla më e lartë e gjyqësisë zvicerane ka hedhur poshtë ankesën e bërë kundër vendimit të Gjykatës Administrative, për abuzim të ndihmave sociale.

Ankesa nuk ka ndonjë bazë kështu që gruaja duhet të dëbohet, shkruan bernerzeitung.ch. Fjala është për rastin e gruas nga Kosova me banim në Thun, Kantoni i Bernës, të cilës i ishte anuluar e drejta e qëndrimit të përhershëm në Zvicër, pasi që është konstatuar se ka përfituar pa të drejtë rreth 235 mijë franga të ndihmave sociale.

Ajo kishte ardhur në Zvicër me gjashtë fëmijët e saj në vitin 1997, kur ishte 35 vjeçare, për t`iu bashkuar të shoqit i cili këtu jetonte nga viti 1993. Më vonë ata morën leje e përhershme të qëndrimit (Viza C).

Pasi që bashkëshorti i saj ishte dënuar në vitin 2010 për mashtrim të shumëfishtë dhe falsifikim dokumentesh, të dy ata në vitin 2013 kishin përfunduar në bankën e zezë, para Gjykatës Regjionale në Thun, transmeton albinfo.ch. Ajo i kishte shpallur fajtorë për mashtrim profesional të përbashkët ndaj shërbimit social të komunës dhe për tentim mashtrimi të sigurimit të invaliditetit. Për këto delikte ata qenë dënuar me burg. Krahas 235 mijë frangave të ndihmave sociale që i kishin përfituar pa të drejtë, ata do të shkaktonin edhe 650 mijë franga dëm në barrë të sigurimit të invaliditetit, sikur të mos kapeshin.

Gjykata Regjionale në vendimin e saj gjyqësor kishte shkruar se bashkëshortët, nga viti 2005 deri në vitin 2009 kishin bërë një “inskenim të vërtetë” dhe kishin “ngritur një ndërtesë prej gënjeshtrash”. Ata, me ndihmën e vajzës më të madhe kishin inskenuar sikur kryefamiljari, pas një sulmi të pësuar në tru ishte paralizuar, ishte tërësisht apatik, nuk mund të fliste dhe ishte i paaftë për punë”. Por loja ishte zbuluar, pasi që sigurimi invalidor e kishte përgjuar dhe zbuluar, përcjell albinfo.ch. Ajo kishte konstatuar se personi në fjalë ishte plotësisht i aftë për punë.

Si pasojë e dënimit, çiftit duhej t`i hiqej e drejta e qëndrimit të përhershëm në Zvicër. Pas ankesës në drejtorinë përkatëse, vendimi për anulim të vizës vërtetohet sërish dhe për më tepër u caktohet edhe data për lëshim të Zvicrës, ndërkohë që bashkëshorti e kishte pranuar këtë vendim, e shoqja kishte bërë ankesë në Gjykatën Administrative dhe së fundi edhe në atë Federale. Të dyja i dështuan./ albinfo.ch

Facebook Comments

Related posts

Mustafa: S’bëjmë më koalicion me PDK’ në, e kemi humbur besimin

lipjanipress

Mashtrimet me kontrata të falsifikuara për tender në MASH’t – Detajet e aktakuzës ndaj ish-Ministrit Buja

lipjanipress

Resul Sinani konfirmon se do t’i bashkohet Nismës së Fatmir Limajt

lipjanipress

Suedia ka arritur një riciklim aq revolucionar sa i ‘kanë mbaruar’ mbeturinat

lipjanipress

“Shiu i përgjakshëm” godet Bosnjën dhe Hercegovinën

Press Lipjani

‘Bebe në bord’ – shoferët tani obligohen të vënë shenjat dalluese në automjete

lipjanipress

Shteti po humbet mijëra euro nga mos shitja e pasurisë së sekuestruar (Video)

lipjanipress

Dorëhiqet gjeografi i vetëm nga Komisioni Qeveritar për Demarkacion [dokument]

lipjanipress

Rrjetet sociale vazhdojnë të përdoren për shpërndarje të ideologjive ekstremiste

lipjanipress

Kanë nisur punimet në renovimin e QKMF-së në Lipjan

lipjanipress

Cili minoritet në Kosovë është në gjendje më të vështirë?

lipjanipress

Reshitaj tregon planet për luftimin e ndotjes së ambientit

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli