LipjaniPress

Vuçiq: Po të flisja si Thaçi do të më varnin në Terazi

Lajme

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, në një konferncë për shtyp në Beograd me shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, ka thënë se duhet të punojmë të gjithë së bashku në ruajtjen e stabilitetit regjional.

“Ne presim në të ardhmen bashkëpunim më të mirë me BE-në dhe dëshirojmë që BE të dërgojë të njëjtin mesazh për ruajtjen e stabilitetit të nevojshëm për të gjithë rajonin tonë. Por ajo që na pengon për serbët dhe Serbinë është se shpesh ekziston një qasje dhe standard ndaj dikujt, ndërsa një tjetër për dikë tjetër dhe unë kam frikë se nuk ka përgjigje se çfarë do të ndodhte nëse unë si kryeministër them për serbët në Bosnjë që ata duhet të marrin gjërat në duart e tyre, ashtu siç bëjnë të tjerë për Maqedoninë”, ka thënë Vuçiq, raporton Blic.

Ai ka thënë se çdo përgjigje, cilado që të ishte, nuk do të ishte themelore.

“Ne serbët duhet që të mësohemi me këtë”, tha Vuçiç.

Ai vuri në dukje se, thënë metaforikisht, “do ta varnin në Terazi” (shesh në Beograd), për shembull, sikur ai të bënte deklarata të tilla si disa politikanë shqiptarë.

“Jam i shqetësuar për faktin se të gjithë heshtën për deklaratat e tmerrshme të Thaçit (Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi), bile edhe mediat tona, që shqiptarët në Maqedoni duhet të marrin gjërat në duart e tyre. Sikur dikush t’a thoshte këtë këtu, nuk do t’i vendosin vetëm sanksionojnë atij personi, si edhe sanksionet joformale për Dodik-un, por do të vendosnin sanksione kundër Serbisë”, ka thënë Vuçiq.

I pyetur se si është përgjigjur Mogherini kur ka thënë pikëpamjen e tij për këtë çështje, Vuçiq theksoi se “nuk është gjithmonë e lehtë për t’iu përgjigjur të vërtetave që dikush i thotë”.

“Çfarë përgjigje do të jepte po të kisha thënë se serbët në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi, ku janë rreth 30 për qind, duhet të marrin gjërat në duart e tyre. E pra, do të më varnin në Terazi si shembull. Çfarë përgjigje mund të thoni kur e dini se unë e thashë të vërtetën”, tha Vuçiq./express/.

Facebook Comments

Related posts

I ati i Ramush Haradinaj shpreh gëzimin për 17 Shkurtin dhe mërzinë për djalin

lipjanipress

Së shpejti fillon rregullimi i objektit social në Magurë

lipjanipress

Ku mbeti lista e gjat e kriminelve serb që morën pjes në masakrat dhe dhunimet e shkaktuara në Kosovë

lipjanipress

Merkel kundër Trumpit: Terrorizmi nuk është justifikim për ndalimin e hyrjes së njerëzve në Amerikë

lipjanipress

Trump nënshkruan sot një urdhër ekzekutiv për prishjen e dy marrëveshjeve ndërkombëtare

lipjanipress

Pushimet e Ivanka Trump me të dashurën e Vladimir Putinit në Dubrovnik (Foto)

lipjanipress

Ankand për ta ndihmuar veteranin e UÇK’së, Jon Harrison

lipjanipress

U ndihmuan me miell mbi 600 familje me nevojë në tërë Kosovën

lipjanipress

IMRI AHMETI: QYTETARËT PËRMES VENDIMMARRJES NDIKOJNË NË ZHVILLIM

lipjanipress

Ish Kryeministri i Kosoves ndërron jetë!

lipjanipress

Kush është grupi që ka vendosur “t’i vrasë tradhtarët”?

lipjanipress

Shuhet Agim Binaku, zëri i gazetarisë sportive

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli