LipjaniPress

Sheiku në Mal të Zi personelit të një hoteli në Tivat ku ishte sistemuar, ua ka “luajtur trurin” duke iu lënë bakshish 36.000 euro!

Lajme Nderkombëtare

Kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe, sheiku Mohammed bin Rashid Al Maktoum, gjatë vizitës dhe qëndrimit të tij në Mal të Zi, personelit të një hoteli në Tivat ku ishte sistemuar, ua ka “luajtur trurin” duke iu lënë bakshish 36.000 euro!

Kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe, sheiku Mohammed bin Rashid Al Maktoum, gjatë qëndrimit të tij para do kohe në Mal të Zi, ka mahnitur personelin e një hoteli në të cilin ka qënë i sistemuar dy ditë dhe në shenjë mirënjohje dhe faleminderimi, iu ka lënë jo më pak se 36.000 euro.

Mund të supozohet se cili ka qënë reagimi i personelit të këtij hoteli!Në të vërtetë, gjatë qëndrimit dy ditor në qytetin bregdetar të Malit të Zi, në Tivat afër Kotorit, sheiku Mohammed bin Rashid Al Maktoum, ka porositur 20 shishe shampanjë nga më të shtrenjtat.

Ai gjatë qëndrimit në Tivat, është takuar edhe me kryeministrin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, me të cilin kanë zhvilluar bisedime bilaterale.Gjukanoviqi i ka thënë sheikut Mohammed bin Rashid Al Maktoum, se Mali i Zi është i interesuar për tërheqjen e sa më shumë investitorëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe, sidomos sipërmarrësve dhe investitorëve tjerë nga sektori privat

Facebook Comments

Related posts

Ambasadori Delawie i drejtohet edhe Kuvendit: Hidheni poshtë projektligjin për ushtrinë

lipjanipress

Mblidhen të gjithë senatorët në Shtëpinë e Bardhë, diskutojnë për Korenë e Veriut

lipjanipress

Klan Kosova: Zgjedhjet e reja më 28 maj ose 4 qershor

lipjanipress

“Tremben” kandidatët, ngritja e KLP dhe KLGJ mund të futet në ngërç (VIDEO)

lipjanipress

Bosch thotë se Kosovës është dashur t’i hiqen vizat në vitin 2010

lipjanipress

Vendimi për Haradinajn më së largu deri më 14 shkurt – Serbia ende s’i ka dorëzuar letrat

lipjanipress

Kusari – Lila zotohet për angazhim të mëtutjeshëm në tolerancën ndërfetare

lipjanipress

Shkumbin Demolli: Njoftim Për Protest Me daten 17tetor Sheshi Skenderbeu,protestojm me Moton Duam Pun,Ftojm LVV-LDk-Alternativen dhe tëgjith qytetart të Na Bashkohen.

lipjanipress

Turqia arreston mbi 50 persona

lipjanipress

Asociacioni i Komunave serbe mund të formohet në Ditën e Pavarësisë së Kosovë

lipjanipress

Anija e inteligjencës ruse fundoset në Detin e Zi (Video)

lipjanipress

Familjarët e Grupit të Kumanovës një ditë para vizitës në Prishtinë ja çka i shkruajnë Zaevit!

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli