LipjaniPress

Ç’NA DUHET NJË SHTET, KU ATA QË LUFTUAN DHE FËMIJËT E TYRE E BRAKTISIN ATË

Lipjani Op/Ed

Nga:Hysni Gashi

Filozofë të mëdhenjë nga përvoja e tyre thonë se heronjët e bëjnë luften, qeverisin dhe përfitojnë horrat.

Kjo thënje nuk më ka pëlqyer kurrë, për faktin se nuk i kam dëshiruar bartësit e luftës çlirimtare të keqqeverisin me vendin,por të vlerësohen lartë për luftën dhe qeverisjen e tyre. Por fatkeqësisht realiteti po korrespondon me thënjen e filozofëve. Po bëhen 20 vite që nga çlirimi i vendit nga Ushtria Çlirimtare si luftë e drejtë e mbështetur nga fuqitë e mëdha, SHBA-të dhe NATO, kundër ushtrisë dhe policisë gjenocidiale serbe.

Ndonëse 20 vite të lirë dhe 13 vite të pavarur si shtet, i mbështetur nga fuqitë e mëdha, dhe si produkt i çlirimit dhe pavarësimit të vendit ishte lufta çlirimtare dhe gjaku i të rënëve që paguan çmimin më të lartë të lirisë dhe pavarësisë së vendit, edhe pas 20 vitesh ata që luftuan dhe familjarët e deshmorëve, invalidëve, veteranëve dhe martirëve, nuk po gjejnë shpresë në këtë vend të larë me gjak, për të jetuar me një përspektivë dhe dinjitet, duke e braktisur atë për një jetë më të mirë në shtetet Perëndimore.

Dhe fatkqësisht krejt kjo ndodh nga qeveritë njëra pas tjetrës dhe veçmas nga mospërkrahja e partive të krahut të luftës, gjë që u ngritën dhe përfituan nga këto kategori meritore. Sepse dhe fatkeqsisht partitë e krahut të luftës i avancuan ata që ishin kundër luftës dhe jo ata që luftuan për vendin dhe popullin liridashës.

Me ç’rast faji nuk bie vetëm mbi partitë e krahut të luftës, por edhe të disa krerëve të shoqatave të dalura të luftës, që në vend se të jenë në mbrojtje të të drejtave të këtyre kategorive, janë shëndrruar në melitantë partie dhe në shërbim të tyre krejtsisht për interesa porsonale të tyre.

Më vjen keq ta them, por e kam të pamundur të hesht, nga zemra e plast, sepse as në sistemin e kaluar pushtues, por as në shtetet me qeveri diktatoriale të brishtë dhe komuniste, nuk kam degjuar që zyrtarë shtetëror i kanë të punsuar të gjithë familjen e fareefisin,madje me nga 7 vende pune, siç ka në Kosovë ,edhe se Kosova prin në rajon për numrin e të papunëve dhe të kësaj kategorie meritore. Prandaj, edhe nuk na duhet një shtet kur këto kategori meritore e braktisin vendin.

Facebook Comments

Related posts

Aksident dy vetura tek semaforat në Lipjan tre persona të lënduar,(FOTO)

lipjanipress

Kryetari Ahmeti ka inspektuar asfaltimin e rrugëve në Gadime

lipjanipress

Partia Demokratike e Kosovës-dega në Lipjan ka propozuar emrat e kandidatëve për deputetë

lipjanipress

NJOFTIM PUBLIK PËR DËRGIMIN E PROPOZIMEVE PËR ANËTAR TË KOMITETIT KOMUNAL VEPRUES NGA PËRFAQËSUESIT E ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE

lipjanipress

Thyhet një pikë e Western Union-it dhe Mobi Shop Endrin në Lipjan

lipjanipress

Njoftim: Ftohen të gjithë qytetarët e lipjanit të jenë pjesëmarrës në protestën gjithëpopullore me 28.11.2017

lipjanipress

Shoqëria Civile në Lipjan, e kënaqur me zbatueshmërinë e Strategjisë për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun nga ana e Komunës

lipjanipress

Kryetari Ahmeti ka vizituar fshatin Babush

lipjanipress

KQZ-ja mund të mbetet pa kryetar

lipjanipress

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka pritur në takim përfaqësuesin e “KVB”

lipjanipress

Ta ndihmojm Florentin i cili është diagnostifikuar me Leukemia Akute.

lipjanipress

Flakadon Gani Banushi: kandidat pë asamblenë komunale në Lipjan

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli