LipjaniPress

Rusia i jep ultimatum Serbisë: Me ne ose me Perëndimin

Bota Lajme

Mediet ruse në ditët e fundit janë duke njoftuar për hapin e Serbisë, për blerjen e sistemit raketor kinez të mbrojtjes kundërajrorë FK-3.

Sipas mediave ruse, përcjell Telegrafi, është e pakuptueshme se si Serbia është përcaktuar për sistemin kinez FK-3, në vend të sistemeve ruse S-300 dhe S-400, kur dihet që Serbia zyrtarisht kishte kërkuar nga Rusia që në vitin 2021, ushtria serbe të pajiset me sistemin rus S-300.

Në lidhje me vendimin e Serbisë për blerjen e sistemit kinez FK-3, për mediat ruse është prononcuar edhe drejtori i Qendrës për Analiza të Strategjive dhe Teknologjive, Ruslan Pukhov.

Ai beson që Kina t’i ketë ofruar Serbisë kushte me të volitshme për blerjen e sistemit kinez, pasi që sistemi rus S-400 nuk është sistem i lirë.

Edhe Pukhalo sikurse Potapov e vë në dyshim sistemin kinez i cili është kopje e sistemit rus S-300.

Pukhov e vë në pyetje edhe sinqeritetin e udhëheqësve serbë, ai thotë se gjendja shpirtërore e elitës politike serbe është shumë kontradiktore. Një pjesë e elitës serbe e sheh të ardhmen e Serbisë me Perëndimin.

Për Vuçiq thotë se ndjenjat pro-ruse pasqyrohen në një farë mase, pra jo plotësisht.

Për fund ai e kritikon Serbinë dhe thotë se duhet të përcaktohet, pra të rreshtohet me Perëndimin ose Rusinë.

“Nëse donë që të shkojë ka perëndimi, atëherë duhet të armatosen me armatime me standard të NATO-së, ndërsa nëse donë të ketë raporte me Rusinë atëherë duhet të blejë pajisje ushtarake nga Rusia”, thotë Pukhov.

Në lidhje me vendimin e Serbisë për blerjen e sistemit kinez dhe tërheqjes nga planet për blerjen e sistemit rus S-300, është shprehur edhe eksperti ushtarak rus, Mikhail Potapov.

Ai thotë se blerja e sistemit rus S-300 do ishte më lehtë të inkorporohet në sistemin e mbrojtjes kundërajrore serbe, kur kihet parasysh që Serbia tani më ka në shfrytëzim sistemin kundërajror rus Pancir-S.

Sipas Potapov, sistemi Pancir-S, është krijuar që të punojë ne një sistem të vetëm me S-400 dhe çfarëdo sistemi tjetër që do të koordinohen në mes veti.

Ai thotë që sistemi kinez FK-3 është kopje e keqe e sistemit rus S-300 dhe ka edhe shumë mangësi. Problem tjetër sipas Potapov është edhe trajnimi i personelit për të përdorur dy sisteme të ndryshme, sistemin kinez FK-3 dhe Pancir-S.

Facebook Comments

Related posts

Prej prillit Policia e Kosovës me uniformën e Kosovës, nis misionin në vendet e BE-së

lipjanipress

Gjuriq: Simiq përfaqësues legjitim i popullit serb në Kosovë

lipjanipress

Të gjithë të interesuarit, dashamirësit e librit, janë të mirëseardhur të marrin pjesë në Ceremoninë e promovimit të librit, “Me Forcen e Shpirtit” me personazh z. Islam Behxhet Pacolli

lipjanipress

Vendim ekstrem i opozitës, Bogdani: Braktisim komisionet deri në fund të Parlamentit

lipjanipress

Edhe Lipjani pa balotazh: Kandidati i LDK’së merr 56 për qind

lipjanipress

SHPEND AHMETI DJE U SHFAQ REAL

lipjanipress

Struga me Ziadin Selën

lipjanipress

Njeriu Australian mbijeton duke u bllokuar për orë të tëra në një pellg me baltë e ujë (FOTO+VIDEO)

lipjanipress

PDK-Lipjan: z. Hajrullahu viziton Tregun e Gjelbërt në Lipjan

lipjanipress

Policia për 24 orë shqipton numër rekord të gjobave në trafik

lipjanipress

Nikolic dhe Vucic nisin takimin me Mogherinin

lipjanipress

Komuna Lipjanit Njofton për Organizatat e Shoqërisë Civile

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli