LipjaniPress

Hyn në fuqi Ligji për pandeminë COVID-19, këto janë dënimet e parapara për ata që nuk respektojnë masat

Lajme Lipjani

Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 një ditë më parë është publikuar në Gazetën zyrtare, e që rrjedhimisht ka hyrë edhe në fuqi.

Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Ky ligj po ashtu trajton masat për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, çështjen e testimit, diagnozës dhe trajtimit, pastaj prezanton organet kompetente për shqiptimin e masave ndëshkimore, çështjen e lëvizjes në oraret e përcaktuara, pastaj çështjen e aktiviteteve në ambiente private e publike, etj.

Në Ligjin për Pandeminë rregullohet edhe çështje e vaksinës kundër coronavirusit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës obligohet që të siguroj për të gjithë qytetarët vaksina të mjaftueshme kundër virusit COVID-19….. Shpenzimet për vaksinën anti COVID-19 dhe për vaksinimin e detyrueshëm i mbulon Qeveria e Republikës së Kosovës nga buxheti i Kosovës, nga donatorët apo përmes kredive që i merr Qeveria e Kosovës”, thuhet në ligj.

Neni 24 i këtij ligji rregullon çështjen e orareve të lëvizjes dhe gjobat në rast mos respektimi.

Neni 24- Lëvizja në oraret e përcaktuara

  1. Personi juridik i cili nuk e respekton vendimin e Organit kompetent për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve në kohën e caktuar, dënohen me gjobë prej pesëqind (500) euro;
  2. Drejtuesi i mjetit motorik i cili nuk e respekton vendimin e Organit Kompetent për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve sipas orarit të përcaktuar, dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro;
  3. Personi fizik i cili nuk e respekton Vendimin e Organit Kompetent për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve sipas orarit të caktuar, dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro;
  4. Personi juridik i cili nuk e zbaton vendimin e Organit Kompetent për krijimin e kushteve dhe mbajtjen e distancës së përcaktuar në hapësirat në të cilat janë përgjegjës dënohen me gjobë prej pesëqind (500) euro, ndërsa personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro.
  5. Personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e maskës, dënohet me gjobë prej tridhjetepesë (35) euro. 6. Personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e distancës fizike, dënohet me gjobë prej tridhjetepesë (35) euro.

Neni 25- Aktivitetet e caktuara në mjedise private dhe publike

  1. Personi juridik që organizon aktivitete të ndaluara me vendim të Organit Kompetent dënohen me gjobë prej dy mijë (2000) euro dhe ndalimin e aktivitetit, ndërkaq personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë me dymijë (2000) euro;
  2. Personi fizik i cili organizon aktivitete publike dhe jopublike të ndaluara me vendim të organit kompetent, dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro dhe ndalimin e aktivitetit;
  3. Hyrja e personave fizik të paautorizuar në ambientet e veçanta përfshirë por pa u kufizuar në: objektet e izolimit apo karantinimit publik, privat, hapësirat shëndetësore, ku është e ndaluar hyrja/dalja pa vendim të veçantë, dënohet me gjobë prej njëqind (100) euro.

Për më shumë lexoni të plotë Ligjin për pandeminë

Facebook Comments

Related posts

Kodra e Diellit e lënë pas dore, skitarët ankohen se s’ka kushte për skijim (FOTO)

lipjanipress

Gjendet i vdekur një kumanovar në rrugë

lipjanipress

Mesazh i z.Hajrullahu për qytetarët e komunës së Lipjanit

lipjanipress

Gjermania dëbon 38 kosovarë përmes aeroportit të Mynihut

lipjanipress

Familja Jashari pret zyrtarët e AAK’së në Kullën e saj (Foto)

lipjanipress

Nderohen martirët e fshatrave Ribar i Vogël dhe Vërshevc

lipjanipress

“Zaev ka pranuar ndryshimin e kufijve mes Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës”

lipjanipress

Listë e zezë për kompanitë që lanë udhëtarët të presin në aeroporte

lipjanipress

Deputeti i PS-së vizitë në familjen e Klement Balilit, ja çfarë thotë për “Eskobarin e Ballkanit

lipjanipress

Qytetar të shumët nga Hallaqi i Madh sonte priten kryetarin Imri Ahmeti dhe ekipin e tij.

lipjanipress

Kryetari Imri Ahmeti sot vizitoi për së afërmi punimet në hapjen dhe zgjerimin e shtratit të lumit në Blinajë.

lipjanipress

Çanak: Kosova s’është e Serbisë, këtë do ta dëshmoj edhe me ndryshime kushtetuese

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli