Lipjanipress

Acari lë gropa me përmasa shqetësuese në Rrugën e Kombit

Lajme

Ngricat e këtij dimri kanë dëmtuar segmente të Rrugës së Kombit. Gropat në trasenë e rrugës kanë marrë përmasa shqetësuese dhe rreziku i aksidenteve është edhe më i madh.

Problematikë më e madhe është për drejtuesit e mjeteve që nuk e njohin rrugën dhe lëvizin me shpejtësi, pasi nuk janë në dijeni të dëmtimeve në rrugë.

“Rruga është shumë e keqe. Është rrezik vdekjeje. Natën sidomos është katastrofë. Kush nuk e njeh rrugën, rrezikon shumë”, thonë shoferët, raporton tch.

Kryesisht, dëmtimet janë edhe në shtatë urat nga Kukësi në Morinë, ku në hyrje dhe dalje të tyre, segmentet ndarëse në trarët e urave kanë gominat dhe pjesët metalike të dëmtuara.

Facebook Comments

Related posts

Haradinaj i kundërpërgjigjet LDK’së: Po duan ta frikësojnë administratën

lipjanipress

Molliqaj: Jap dorëheqje nëse del ndonjë lidhje mes VV-së dhe Devollëve

lipjanipress

Partitë në pushtet dhe ato në Opozitë takohen për demarkacionin

Press Lipjani
Albanian
Kalo te paneli