LipjaniPress

Agani tërhiqet nga gara për deputet shkak i aktakuzës

Lajme

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, ka bërë të ditur se nuk do të kandidojë për deputet në zgjedhjet 11 qershorit për shkak të përfshirjes në një proces hetimor të njohur si “Stenta”.

“(…)kam vendosur që të mos i shfrytëzojë të drejtat e mia kushtetuese dhe ligjore për të garuar i barabartë me kandidatët e tjerë për postin më të nderuar të përfaqësuesit të popullit në situatën kur me akuzë plotësisht të pabazuar dhe të padrejtë është qitur hije mbi figurën time publike politike”- ka thënë ndër të tjerë Agani.

Ky është postimi i tij i plotë rreth vendimit për tërheqje nga gara për deputet:

Zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale të 11 Qershorit janë njëlloj me rëndësi të jashtëzakonshme për Republikën tonë të re dhe të ardhmen e çdo qytetari të vendit. Pas më shumë se një viti të stagnimit në rrugën e shtëndërtimit sipas agjendës Europiane dhe Euro-atlantike është e domosdoshme që të gjitha subjektet politike tu’a dëshmojnë qytetarëve dhe gjithë bashkësisë ndërkombëtare e në veçanti miqëve tanë të dëshmuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkësisë Europiane se kanë vendosmëri dhe përkushtim të paluhatur që angazhimin e mëtutjeshëm në arritjen e objektivave strategjike shtetërore ta mbështesin mbi standardet më të larta politike ndërkombëtare.

Mbështetur mbi këto parime kam vendosur që të mos i shfrytëzojë të drejtat e mia kushtetuese dhe ligjore për të garuar i barabartë me kandidatët e tjerë për postin më të nderuar të përfaqësuesit të popullit në situatën kur me akuzë plotësisht të pabazuar dhe të padrejtë është qitur hije mbi figurën time publike politike. Janë këto të njejtat parime që më kanë shtyrë që vitin e kaluar, menjëherë pas ngritjes së kësaj akuze, si shprehje e përgjegjësisë sime publike ndaj qytetarëve të vendit e me qëllim të lirimit të plotë të hapësirës për proces të drejtë gjyqësor pa asnjë presion të kërkojë lirimin nga detyra e Ministrit në Qeverinë e Kosovës, duke e rikonfirmuar me këtë përkushtimin për ndërtimin e shtetit të së drejtës si dhe të vërtetën shumë herë të provuar se anëtari i Partisë së Drejtësisë me asnjë çmim nuk bënë tregëti me vlerat etike dhe morale që janë të domosdoshme për ushtrimin e postit shtetëror.

Të dashur bashkpartiak dhe mbështetës të Partisë së Drejtësisë,

Kërkojë mirëkuptim që me këtë ju kam privuar nga e drejta që duke votuar për Kryetarin e Partisë së Drejtësisë në garën për deputet në Kuvendin e Kosovës të votoni vlerat e programit politik të PD-së, dhe njëkohësisht Ju lus që ta bëni këtë duke mbështetur në mënyrë masovike dhe pa asnjë kursim dy zyrtarët e lartë të Partisë sonë Merjeme Uka dhe Ardian Sejdiun që jam i sigurtë se si përfaqësues të gjeneratës së re të PD do të shkëlqejnë në arenën politike të vendit me gjithë pasurinë që ua ofrojnë personalitetet e tyre dhe programi politik i PD-së. Jam i bindur se ky veprim paraqet ngritje të standardeve politike të Partisë dhe vlerë të re në funksionimin e sajë demokratik.

Të respektuar anëtarë dhe mbështetës të Partisë së Drejtësisë,

Vitin e fundit ishim dëshmitarë të veprimeve agresive dhe të pamatura të shumë zyrtarëve të lartë të Partisë në qendër dhe në degë, që me pretekste prej më të ndryshmeve tentuan që me veprime kundër-statutore të uzurpojnë udhëheqjen e Partisë. Se cilët kanë qenë motivet e tyre të vërteta më së miri flet e vërteta e ditës së sotme, mjafton të shihni listat zgjedhore të subjekteve të tjera politike dhe të shihni se cilat kanë qenë motivet e vërteta, u shpërndan në së paku tri lista zgjedhore të subjekteve të tjera politike; por le të jetë e qartë ata që kanë vendosur që karierën politike ta ngrisin duke shkelur mbi dinjitetin e Partisë e cila i solli në skenën politike dhe i bëri figura publike nuk i pret asgjë tjetër veçse se fundi i turpshëm politik.

Të nderuara motra dhe vëllezër,

Zgjedhjet e 11 Qershorit janë me rëndësi të veçantë për vendin dhe për Partinë e Drejtësisë. Të mobilizohemi si asnjëherë më parë, të jemi të bashkuar rreth vlerave programore të Partisë sonë të shtrenjtë, të dëshmojmë vlerat tona të larta etike dhe morale gjatë fushatës zgjedhore dhe të votojmë në mënyrë masovike Ardianin dhe Merjemen, dhe me këtë të sigurojmë zërin e fuqishëm, vizionar dhe të vendosur politik të PD-së në Kuvendin e Kosovës.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Çka po ndodh, blindohet Moska me trupa, raketa dhe avionë

lipjanipress

Deliu-Kodra: 22 tetori do dëshmojë fuqinë e PDK’së

lipjanipress

Sabit Rrahmani në cilësi të përfaqësuesit të parë legjitim të komunitetit Ashkanli, datën 12 Nëntor 2017 t’i shpallë heronjë të gjithë 85 të vrarit e komunitetit Ashkanli

lipjanipress

Pamje ekskluzive: Momenti kur Jashari shkon për ta qëlluar në shtëpi Vllasin (Video)

lipjanipress

Paraburgim të Dyshuarit për Sulmin ndaj Gazetarit Vehbi Kajtazi

lipjanipress

Kush po kërkon të ndërtojë 5 spitale në qendrat më të mëdha rajonale? Tregon ministrja Bajrami (Video)

lipjanipress

Gjilan: Merr para ryshfet, arrestohet nga policia

lipjanipress

Policia realizon pilot projektin për vendosjen e shenjave të trafikut

lipjanipress

Gjuriq: Asociacioni të themelohet ashtu siç jemi marrë vesh në Bruksel

lipjanipress

Rakiq viziton Qeverinë e Kosovës

lipjanipress

Hapja e fushatës së Nismës për Kosovën – Lipjan.(Video+Foto)

lipjanipress

Arifaj për iniciativën e Thaçit për pajtim: Ka ardhur koha për të vërtetën

lipjanipress
Skip to toolbar