LipjaniPress

AGK-ja dënon presionin dhe fyerjet ndaj gazetarit të KOHËS, Agim Ademi

Lajme

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar presionet dhe fyerjet që janë bërë ndaj gazetarit të KOHËS, Agim Ademi.

Ademi ka raportuar për shpenzimet e kryetarit të Shtimes, Qemajl Aliu, për dy dreka zyrtare.

Në një raport të siguruar nga KOHA, specifikohen shpenzimet prej 1200 euro që janë bërë për dy dreka brenda tri ditëve, më 21 dhe 23 dhjetor.

Të dy drekat ishin shtruar në të njëjtin restorant, e para kishte kushtuar 800 euro dhe e dyta 400 euro.

E ndaj këtij shkrimi ka reaguar zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje në Shtime, Halil Kurtishi. Ai në një postim në Facebook e ka quajtur gazetarin e KOHËS, “argat të Klanit Pronto”.

“’Gazetari’ argat i Klanit Pronto, Agim Ademi, shumë tendencioz dhe shpifës!” – ka shkruar Kurtishi.

Ndaj kësaj ka reaguar AGK-ja, që ka thënë se dënon presionet dhe fyerjet ndaj gazetarit Ademi.

“AGK-ja e konsideron këtë gjuhë të papranueshme dhe që rrezikon direkt sigurinë e gazetarit Ademi. AGK-ja e fton kryetarin Aliu që të distancohet nga presionet që po i bëhen gazetarit pas raportimeve të tij, që janë bazuar në dokumente që sigurohen me kërkesën në qasje në dokumente publike”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Fyerjet ndaj gazetarit Ademi i ka dwnuar edhe rrjeti i OJQ-ve, Avonet.

“AVONET është shumë i shqetësuar se si subjekti i Lëvizjes Vetëvendosje po i sulmon e ofendon gazetarët, e sidomos në ditën botërore të shtypit. Gjatë ditës aktivistët e këtij subjekti kanë sulmuar e ofenduar gazetarin e KOHËS, Agim Ademi, pas një shkrimi të publikuar për shpenzimet e drekave zyrtare të kryetarit të Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu. Është shumë shqetësuese se si sulmet dhe ofendimet e tilla ndaj gazetarëve më së shumti po ndodhin nga subjekti i Lëvizjes Vetëvendosje. Rrjeti i OJQ-ve “AVONET” ka analizuar shkrimin e gazetarit Agim Ademi dhe hulumtimin e tij lidhur me shpenzimin e parasë publike nga zyra e kryetarit Qemajl Aliu. Ne konstatojmë se shkrimi është shumë profesional dhe i bazuar në dokumentin zyrtar të komunës në të cilin sqarohet se janë shpenzuar 1200 euro për dy dreka zyrtare të kryetarit Aliu. Njëri prej militantëve të LVV-së, Halil Kurtishi, i cili ka sulmuar e ofenduar gazetarin e KOHËS, është njëri prej aktivistëve të LVV-së i cili është i dënuar për vjedhje të votave e për të cilat kemi dëshmi se KQZ-ja ia ka ndaluar për pesë vjet të marrë pjesë në proceset zgjedhore. Po ashtu sulme ndaj gazetarit Ademi ka pasur edhe nga militanti tjetër Armend Imeri i cili rreth dy vjet më parë pati krijuar përçarje brenda subjektit të vetë. Po ashtu sulme e ofendime ka pasur edhe nga militantë të tjerë”, thuhet në reagimin e AVONET.

E kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu, në një postim në Facebook e ka quajtur lajmin se janë shpenzuar 1200 euro për dy dreka zyrtare, si të pavërtetë.

“Për hir të opinionit publik dua të bëj disa sqarime. Prej se e kam marrë mandatin qeverisës si kryetar i Komunës, kam bërë zero shpenzime për dreka e darka zyrtare. Kujdesi im i vazhdueshëm ka qenë i drejtuar në kursimin maksimal të parasë publike, që është parim personal e politik i imi. Në lidhje me vlerat e theksuar në lajmin e sipërcekur, të cilat janë keqinterpretuar, ju sqaroj se më datë 14 dhjetor, 800 euro janë ndarë për shënimin e 23 vjetorit të Betejës së Pashtrikut dhe organizimin e një darke për veteranët e UÇK-së në Komunën e Shtimes, ndërsa shuma prej 400 euro është ndarë për promovimin e librit të shkrimtarit shtimjan Banush Imerit, duke e ditur rëndësinë që paraqet një libër i tillë. Pra, këto janë dy organizimet ku janë dedikuar ato shpenzime. Këto dy shuma janë ndarë nga financat e parapara për kryetarin, pasi zyra e financave nuk ka gjetur mënyrë tjetër të pagesës sipas kodeve të përcaktuara buxhetore. Shpreh keqardhjen time të thellë për këtë artikull që nuk paraqet aspak të vërtetën dhe për të cilën nuk ka kërkuar asnjë sqarim shtesë nga ne, në anën tjetër, është shprehje po ashtu e një opozitarizmit të dobët ku nuk duhet të bien edhe mediat serioze. Ne mbesim të përkushtuar për transparencë e llogaridhënie kundrejt qytetarëve, taksat e të cilëve do të menaxhohen ndershmërisht dhe vetëm në dobi të mirëqenies qytetare”, ka shkruar Aliu.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Anita Haradinaj: Ramushi do të lirohet, shteti të mos organizojë asgjë për të

lipjanipress

Reçica jep një lajm të rëndësishëm për punëkërkuesit

lipjanipress

Kanabisi edhe si ilaq shërues.(Video)

lipjanipress

Hoxhaj: Jemi të shqetësuar me armatosjen e Serbisë

lipjanipress

Shfaqen postere anonime kundër Papa Françeskut nëpër Romë (Foto)

lipjanipress

Thaçi: Sulmi në Gjermani i pështirë, lutemi për të lënduarit

lipjanipress

Rumunët s’e ndalin protestën

lipjanipress

Protesta për vdekjen e Arbenita Spahiut, mjeku ua tregon gishtin qytetarëve

lipjanipress

Në sheshin Adem Jashari në Lipjan shumë shpejt do të vendoset Shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari

lipjanipress

Zvicra e dëbon kosovaren pasi ia morri “socialit” 235 mijë franga

lipjanipress

Zyrtari i Gjykatës me veturë zyrtare bllokon e më pas fyen pacientët në QKUK (Foto)

lipjanipress

Burgu i josh kosovarët, 4 mijë konkurrentë për 70 vende pune (Video)

lipjanipress
Skip to toolbar