Lipjanipress

Aktakuzë për Koordinatorin e Inspektoratit të Punës që morri 10 mijë Euro ryshfet

Lajme

​Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Koordinatorit të Inspektoratit të Punës në Prishtinë, Muhamet Binaku, për dyshimet se ka kryer veprën penale “marrje e ryshfetit”, raporton Gazeta Express.

Binaku ishte arrestuar në shtator të vitit që lamë pas – 2016, dhe dyshohet se ka përfituar 10 mijë euro nga një kontabilist, në mënyrë që të mos ndëshkonte një kompani private për shkak të skadimit të kontratave të katër punëtorëve që ende kryenin funksion.

“Sipas aktakuzës, më datë 22 shtator 2016, në Kafiterinë “Sach” e cila gjendet në Bulevardin “Bill Klinton” në Prishtinë, i pandehuri M.B., në cilësi të personit zyrtar në pozitën e Kryeinspektorit të Regjionit të Prishtinës pranë Inspektoriatit të Punës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale nga dëshmitari L.Z., kontabilist në Kompaninë “All Zone”, ka kërkuar përfitim material për vete, shumën prej dhjetëmijë 10.000 €, në mënyrë që kompania mos të ndëshkohet për shkak të (4) punëtorëve të huaj të cilëve iu kishte skaduar afati i kontratave të punës”, ka njoftuar të hënën, Prokuroria Speciale për aktakuzën e deponuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

I dyshuari Binaku ishte suspenduar menjëherë pas arrestimit, nga Inspektorati i Punës i MPMS’së, shkruan Gazeta Express.

Tutje, sipas aktakuzës, i pandehuri Binaku i kishe thënë kontabilistit që kreu edhe denoncimin, se duhet të ndëshkohet me gjobë prej nëntëdhjetëmijë 90.00 euro për secilin prej punëtorëve, edhe pse këtë shkelje të ligjit i pandehuri si kryeinspektor në inspekcionin prej tre anëtarëve nuk e kishte konstatuar gjatë inspektimit, të kryer në të njëjtën ditë në kompaninë e lartcekur.

“Në aktakuzë, thuhet se dëshmitari rastin e ka paraqitur në polici, dhe të nesërmen, me datë 23 shtator 2016, me zbatimin e masave të fshehta i pandehuri është zënë në flagrancë, pasi që nga dëshmitari L. Z., në kafiterinë e njëjtë rreth orës 16:00, i ka marrë të hollat në shumën e kërkuar, por të shënuara paraprakisht nga ana e Policisë”, thuhet në njoftim.

“Me këto veprime i pandehuri M.B ka kryer veprën penale marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka konstatuar Prokuroria speciale në ngritjen e aktakuzës.

Facebook Comments

Related posts

Shënohet Dita e Çlirimit në Lipjan

lipjanipress

Luftoi për kosovën iku në francë dhe u kthye përseri për ta vrarë vëllanë në lipjan

lipjanipress

Sulmohet me thikë një polic në Prizren, arrestohen katër të dyshuar

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli