LipjaniPress

Ambasada gjermane në Kosovë hap librin e zisë për Helmut Kohl

Lajme

Nga sot, më 20.06. 2017 deri më 22.06.2017 nga ora 8:30 – 11.00 dhe nga ora 13.00 – 16.00 në Ambasadën Gjermane në Prishtinë do të hapet libri i zisë, në të cilin mund të nënshkruhen të gjithë të interesuarit me rastin e vdekjes së ish-kancelarit Federal gjerman Helmut Kohl.

Helmut Kohl u nda nga jeta më 16 qershor 2017 në moshën 87-vjeçare në shtëpinë e tij në Ludvigshafen.

Helmut Kohl u lind më 3 prill 1930 në Ludvigshafen. Nga viti 1959 deri në vitin 1976 ai u angazhua si deputet dhe më pas si kryeministër në politikën e landit Rajnland-Pfalc për të kaluar në politikën federale. Më 1 tetor 1982 Helmut Kohl nga Bundestagu gjerman u zgjodh kancelar i gjashtë i Republikës Federale të Gjermanisë. Pas zgjedhjeve të para të përgjithshme parlamentare më 2 dhjetor 1990 Kohl mbeti kancelar – dhe me këtë ai ishte kancelari i parë federal i Gjermanisë së bashkuar deri në vitin 1998.Në deklaratën e tij, Ministri i Jashtëm Gabriel e vlerësoi kancelarin Hemlut Kohl dhe amanetin e tij, duke theksuar: „Ai ishte një burrështetas i madh, një politikan i madh gjerman dhe para së gjithash një europian i madh, i cili ka bërë shumë, jo vetëm për bashkimin e Gjermanisë, por edhe për bashkëngritjen e Europës.“

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

OSBE përkrah zgjedhjen e një prokurori të veçantë që merret me kërcënimet dhe mbrojtjen e gazetarëve

lipjanipress

Grupi Koha tenton të fitojë financiarisht nga plagosja e Azem Vllasit

lipjanipress

AAK Dega Lipjan- Prezanton Asamblen

lipjanipress

LOJA E PISTË ME DURIMIN QYTETAR

lipjanipress

Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, Fauz Xhemajli priti në takim sot Zëvendësministrin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Shukri Maxhuni.

lipjanipress

Shala nuk beson se serbët do ta rrënojnë vetë murin

lipjanipress

Turqi: Zyrtarët policorë që martohen me shkelës të kurorës e humbin punën

lipjanipress

Ministrja e Integrimit Europian në Serbi: BE-ja s’është e plotë pa Serbinë

lipjanipress

Presidenti i Serbisë po kërkon paqe me Kosovën, s’flet më për luftë

lipjanipress

Qytetarët e Luginës të zhvendosur në Kosovë s’po mund të pajisen me dokumente

lipjanipress

Dialogu ‘ribashkon’ opozitën

lipjanipress

Kroatët publikojnë hartën e Shqipërisë Etnike, çmenden serbët (FOTO)

lipjanipress
Skip to toolbar