KF Arbëri priti në « Sami Kelmendi » Ramiz Sadikun në duelin e parë për vitin 2022 në Ligën e Parë, shkruan Ulpianapress.
Bardhezinjtë fituan si vendas ndaj Ramiz Sadikut në ndeshjen spektakolare, që përfundoi me rezultat 3-2.
Mysafirët kishin avantazh, duke shënuar dy gola në pjeslojën e parë, por nuk arritën ta mbajnë epërsinë.
Agon Ismajli, Jetlir Berisha dhe Drin Zhegrova nuk ishin të pajtimit me atë rezultat, pasi i realizuan golat, duke përmbysur gjithçka.
Barazimi i djeshëm i Vushtrrisë dhe fitorja e Ferizajt i motivoi djelmoshat e Jeton Gashit, që të fitojë sot dhe t’i afrohet në vetëm dy pikë liderit, pasi kanë 26 pikë tani në vendin e tretë, derisa Ferizaj me 28 pikë mbanë kreun.
Në anën tjetër Ramiz Sadiku me 22 pikë gjendet në vendin e pestë.