LipjaniPress

Ardian Nokaj: Darka e Fundit

Lipjani Op/Ed

Pashka e Jezusit Sikurse e bën të qartë Ungjilli, e sidomos Ungjilli sipas Gjonit, festa e Pashkës shënoi arritje me të rëndësishme gjatë shërbesës së Jezu Krishtit.
Në tri vite sherbimi pati tri ndodhi domethensë, në Pashkën e parë gjatë shërbesës së Tij, Jezusi e bëri të njohur misionin e tij nëpërmjet pastrimit të tempullit, kur ai i hodhi jashtë dyerve të tempullit këmbyesit e parave dhe ata që shisnin kafshë.
Në Pashkën e dytë, Jezusi shfaqi fuqinë e Tij nëpërmjet mrekullisë së bukëve dhe të peshqve. Këtu Krishti paraqiti simbolet që më vonë do të kishin një domethënie edhe më të madhe në Dhomën e Sipërme.
“Unë jam buka e jetës”, tha Ai. “Kush vjen tek unë nuk do të ketë më kurrë uri dhe kush beson në mua, nuk do të ketë më kurrë etje.” (Gjoni 6:35.) Sigurisht, do të ishte festa e Tij e fundit e Pashkës, që do t’i jepte kuptim të plotë këtij festimi.
Në atë javë të fundit të shërbesës së Tij në tokë, Jezusi e dinte qartësisht se çfarë do të thoshte për Të kjo Pashkë e veçantë. Shqetësimi ndihej tashmë kudo.
E tek Ungjilli Mateut shënon: “Mbasi Jezusi i mbaroi të gjitha këto fjalime, u tha dishepujve të vet: Ju e dini se pas dy ditësh janë Pashkët dhe Biri i njeriut do të dorëzohet për t’u kryqëzuar’.” (Mateu 26:1–2.) Duke e ditur shumë mirë çfarë e priste Atë, Jezusi i kërkoi Pjetrit dhe Gjonit të bënin përgatitje për një darkë pashke.
Ai u tha atyre t’i kërkonin të zotit të një shtëpie vendore: “Ku është salla, në të cilën mund të ha Pashkën bashkë me dishepujt e mi?” (Lluka 22:11.) Vetmia e lindjes së Tij, në një farë mënyre, duhej të përsëritej sërish në vetminë e vdekjes së Tij.
Dhelprat kishin strofkat dhe zogjtë kishin çerdhe, por Biri i Njeriut nuk kishte as ku të mbështeste kokën në lindjen e Tij apo në orët e Tij të fundit në vdekshmëri [shih Mateu 8:20]. Më së fundi, përgatitjet për darkën e Pashkës u përfunduan, duke i ruajtur pothuajse njëmijë e pesëqind vjet të traditës.
Jezusi u ul me dishepujt e Tij dhe, pas ngrënies së qengjit flijues dhe të bukës e verës së kësaj feste të lashtë, Ai u mësoi atyre një kuptim më të ri dhe më të shenjtë të atij bekimi të lashtë nga Perëndia.
Ai e mori një prej bukëve të sheshta, rrumbullake dhe pa maja, e tha bekimin mbi të dhe e theu atë në pjesë që ua shpërndau Apostujve, duke thënë: “Ky është trupi im, që është dhënë për ju; bëni këtë në përkujtimin tim”.
(Lluka 22:19.) Ndërkohë që kupa po mbushej, Ai e mori dhe, duke dhënë falënderime, i ftoi ata të pinin prej saj, duke thënë: “Kjo kupë është besëlidhja e re në gjakun tim, që është derdhur për ju”. (Lluka 22:20.) Pali tha për këtë: “Sepse sa herë të hani nga kjo bukë ose të pini nga kjo kupë, ju shpallni vdekjen e Zotit, derisa ai të vijë”.
(1 Korintasve 11:26.) Buka dhe vera, do të bëheshin emblemat e trupit dhe të gjakut të Qengjit të madhërishëm, emblema që duhen ngrënë e pirë me nderim dhe për kujtimin e Tij përherë.
Në këtë mënyrë të thjeshtë, por mbresëlënëse, Shpëtimtari krijoi ordinancën që njihet tani si sakramenti i Darkës së Zotit. Me vuajtjen në Gjetseman, me flijimin në Kryqin e Kalvarit dhe ringjalljen nga varri, Jezusi e përmbushi ligjin e lashtë dhe filloi një periudhë të re ungjillore, të bazuar në një kuptueshmëri më të lartë e më të shenjtë të ligjit të sakrificës.
Njerëzve nuk do t’iu kërkohej më ta ofronin qengjin e parëlindur nga tufa e tyre, sepse i Parëlinduri i Perëndisë kishte ardhur për ta ofruar vetveten si një “flijim i pafundmë dhe i përjetshëm”.
Kjo është madhështia e Shlyerjes dhe Ringjalljes, jo thjesht një anashkalim prej vdekjes, por një dhuratë e jetës së përjetshme nëpërmjet një flijimi të pafundmë. Sa me vend ishte që gjatë mbajtjes së kësaj besëlidhjeje të lashtë të mbrojtjes [darkës së Pashkës], Jezusi do të krijonte emblemat e një besëlidhjeje të re të sigurisë – emblemat e vetë trupit dhe gjakut të Tij.
Teksa Ai e mori bukën dhe e theu, dhe e mori kupën dhe e bekoi, Ai po e paraqiste vetveten si pikërisht Qengjin e Perëndisë, i cili do të siguronte ushqim shpirtëror dhe shpëtim të përjetshëm.
Ndersa festojm ketë vitë Pashken, mendja dhe trupi ynë është i lidhur vertikalisht me krijusin Zotin tonë, dhe hallet e brengat e botës i hedhim tej përshkak të DASHURISË.
Mos harroni duani të gjithë njerzit njesoj por si vetvetën. Paqa dashuria dhe uniteti mbretrofshin në botë, bekime!

Përgaditur nga Teologu, Ardian Nokaj
Fundi i bashkëbisedimit./Lipjanipress.com//

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit

lipjanipress

Imri Ahmeti: Besimi juaj ishte dhe do të jetë obligim për punë e përkushtim ndaj jush

lipjanipress

Mirsad Tahiri: Roli pozitiv i përfaqsusve të Ashkalinjëve

lipjanipress

LDK-Lipjan prezanton Sllovin disa pamje më herët dhe tani.

lipjanipress

INTELEKTUALË TË SHUMTË ADEROJNË NË LËVIZJEN VETËVENDOSJE! NË LIPJAN

lipjanipress

Janjeva dhe janjevasit të paluhatshëm, gjithmonë LDK

lipjanipress

Apel Urgjent Ta Ndihmojm Familjen Hashani (Gadime e Ulët)

lipjanipress

KQZ përmbyll procesin e certifikimit të partive dhe kandidatëve – kjo është lista e plotë

lipjanipress

Lulzim Rrustemi: Shumë shpejt do ta thërrasim mbledhjen e Kuvendit të Komunës (VIDEO)

lipjanipress

Rrustemi: Janë mbi 118 mijë votues të rijnë në këto zgjedhje

lipjanipress

Mirena përkrahë fuqishëm Dr. Fitim Selimin

lipjanipress

QEVERIA NË EMËR TË ÇLIRIMTAREVE QË ME SE PAKU DERI ME TANI KA ÇLIRIMTAR NË TË

lipjanipress
Skip to toolbar